Plani im për Kosovën Dështoi

Postuar në 03 Maj, 2019 23:55

Idetë e mia dështuan. Kjo do t’i kushtojë shtrenjtë kombit tonë, shtetit tonë në 20-30 vitet e ardhshme. Nuk isha bindës sa duhet, dështova në shpjegimin e situatës reale, se realiteti është më i rëndësishëm se emocionet

Këto janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, i cili ka pranuar se plani i tij për zgjidhjen e çështjeve kufitare me Kosovën dështoi. 

Sipas tij kundër idesë së tij pati edhe aktorë brenda Serbisë, sikundër jashtë saj, prej atyre që përcaktuan pavarësinë e saj. Vuçiç ka cilësuar ankesën e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës si budallallëk, në po atë përmasë sa ç’ishte transferimi i negociatave për Kosovën nga OKB drejt BE-së. 

Presidenti serb ka denoncuar në këtë mënyrë pretendimet e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit se pa marrëveshje do të ketë pasoja. Presidenti serb në fakt po na thotë se Perëndimi nuk e ka dashur asnjëherë ndryshimin e kufijve dhe se shqiptarët kanë miq të fortë në kancelaritë europiane. 

A ishte atëherë politika e deritanishme në Tiranë dhe në presidencën kosovare edhe një mënyrë për të ndihmuar presidentin serb? Mesa duket po, përderisa Vuçiç nuk ka akuzuar as njërin dhe as tjetrin për të ecur më tej me shpalljen e politikës së qëndresës. Ai ka njoftuar se do të takojë Matteo Salvinin “njeriun më të fuqishëm politik të Italisë që është për revokimin e njohjes së Kosovës”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.