Uji, problem politik në Iran. 11 deputetë dorëzojnë mandatin

Postuar në 01 Janar, 2019 16:09

Njëmbëdhjetë deputetë iranianë kanë dhënë së fundmi dorëheqjen nga mandate i tyre në shenjë proteste për mënyrën sesi shpërndahen burimet ujore në rajonin e tyre të Iranit qendror të Esfahanit. Në kundërpërgjigje të këtij veprimi, tre deputetë të tjerë, nga tre rajone të tjera, kanë kërkuar, përmes një letre të hapur, nga drejtuesit e shtetit që të vendosin për mënyrën sesi duhet shpërndarë uji.

Situata ka një histori të vetën, por së fundmi ajo është përkeqësuar për shkak të një thatësire të paprecedentë. Në verën që lamë pas ministri i Brendshëm raportoi rreth 20 incidente me shkak burimet e ujit, disa prej të cilave të shoqëruar me të vrarë. Një arsye pse është bërë akti i dorëheqjes nga 11 deputetët, është edhe fakti se furnizimi me ujë i Esfahanit është hequr nga buxheti i këtij viti, ndërkohë që deputetët që kanë firmosur letrën e hapur thonë se largimi i tyre mund të çojë në konflikte të mëdha për ujin.

Në fillim të muajit dhjetor, një ditë para dorëheqejes së deputetëve, presidenti i vendit Hassan Rouhani deklaroi se ka në plan një projekt ambicioz që devijon ujin nga Kaspiku drejt provincave qendrore si Esfahan, Semnan dhe Markazi. Por projekti ka çuar në reagime të forta nga përfaqësues të provincave veriore, të pasura me ujë si Gilan, Mazandaran dhe Golestan, duke i dhënë debatit  një natyrë politike.

Një raporti i NASA-s i vitit 2018 e rendiste Iranin si një ndër 45 vendet që besohet se janë në prag të thatësirës, pjesë të tëra të të cilit rrezikohen të shndërrohen në shkretëtirë.

Llogaritet se vetëm verën e shkuar në tensionet për ujin u përfshinë 34.5 milionë iranianë në 334 qytete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.