"Thaçi është i shantazhueshëm. Nuk mund të negociojë në emër dhe për Kosovën"

Postuar në 01 Dhjetor, 2018 13:33

Kreu i Lëvizes Vetëvendosja, Albin Kurti, i ka dhënë një intervistë gazetës “Koha Ditore”, përmes së cilës shpreh disa pikëpamje të vetat për zhvillimet në Kosovë. Ndër të tjera Kurti është pyetur për besueshmërinë e Hashim Thaçit si negociator i marrëveshjes me Serbinë në Bruksel, që sipas tij po kryhet në pozita të pabarabarta, pikërisht për shkak të presidentit të Kosovës.

Nuk mund të negociojë fatet e një vendi dhe të një populli një njeri të cilit ia kanë zënë bishtin me derë. Njerëzit që duhet të negociojnë duhet të mandatohen nga parlamenti, dhe duhet të jenë njerëz me integritet të lartë moral e patriotik, me dije të gjerë e të thellë. Përndryshe, nëse në negociata do të çojmë njerëz të shantazhueshëm, gjithnjë do të dalim të humbur nga ato negociata.

Thaçi është seri e dështimeve. Atij i nevojiten incidentet në terren dhe thyerja e LDK-së për të ecur përpara projekti i tij me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës. Ta pranosh Thaçin është si ta pranosh hajnin që vjedh shtëpinë e vet kur të thotë: më ler të bëj pazar në emrin tënd me kojshinë. Thaçi është president për veten dhe për Serbinë, jo për Kosovën

është shprehur ai.

Ky përcaktim lidhet me faktin se Thaçi është përfolur si një ndër personat që do të gjykohen nga Gjykata Speciale dhe se ai po vepron I vendosur konform skenarit serb të shkëmbimit të territoreve për shkak të këtij presioni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.