Ministri gjerman i Financave: Vendin e Francës në OKB ta zërë BE-ja

Postuar në 29 Nëntor, 2018 16:19

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz ka propozuar së fundmi që Franca të dorëhiqet nga pozicioni i vet si anëtare e Këshillit të SIgurimit të Organziatës së Kombeve të Bashkuara dhe në vend të saj të ulet Bashkimi Europian. Ai e ka hedhur idenë gjatë një fjalimi për të ardhmen e Europës dhe sipas tij kjo dtë mundësonte që Europa të flasë me një zë.

Ne ndoshta mund të imagjinojmë që në terma afatmesëm vendi i Francës në Këshillin e Sigurimit të bëhet një vend i BE-së

tha Scholz që është edhe zëvendëskancelar i Gjermanisë.

“France24” sjell në vëmndje kundërshtimin e menjëhershëm francez ardhur përmes ambasadorit francez në SHBA, Gerard Araud. Sipas këtij të fundit, një zëvendësim i tillë është ligëjrisht i pamundur dhe shkon kundër Kartës së OKB-së.

Kjo është një ide absolutisht skandaloze për misionin francez në OKB

citon “France24” përmes korrespondentit të vet në New York. 

Franca është krahas SHBA-së, Rusisë, Kinës dhe Britanisë së Madhe, një ndër anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ndërkohë që me mandate të kufizuara zgjidhen edhe anëtarë të përkohshëm. Gjermania nuk pajtohet më me qëndrimin në periferi të vendimmarrjes përsa kohë ajo përcakton stabilitetin dhe kahjen e bllokut europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.