Kuvendi i Shqipërisë, çmim Carlo Bollinos. Ky i fundit krijon çmimin "Telini" pë gazetarinë patriotike

Postuar në 09 Nëntor, 2018 20:44

Ngjarja e Bularatit duket se është marrë seriozisht nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas disa burimeve për redaksinë e “Të Kripura”, Kuvendi, më saktë mazhoranca e socialiste po gjykon mundësinë e vlerësimit të gazetarëve dhe mediave që i shërbejnë interesave të Shqipërisë në kontesktin e një raportimi që ka si kriter udhëheqës mbrojtjen e tyre.

Në këtë kuadër bëhet me dije, se një grup deputetësh kanë propozuar, referuar edhe ligjit Nr. 112/2013, "Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë", që gazetari dhe botuesi Carlo Bollino të nderohet me medaljen “Qytetar Nderi i Republikës së Shqipërisë”. Po kështu, Unioni i Gazetarëve do të fillojë shpërndarjen e çmimit “Bollino” për gazetarinë pro shqiptare, ndërkohë që vetë Bollino, ka ndërmend që të themelojë një çmim në mediat e veta për gazetarët që rrezikojnë më shumë në trumbetimin e kauzës shqiptare në kuptimin e konflikteve me fqinjët. Sipas burimeve të afërta me z. Bollino, çmimi i shpërndarë  nga Report Tv dhe gazeta “Shqiptarja.com” do të quhet “Telini”, për nder të ushtarakut italian që thuhet se u vra nga grekët gjatë caktimit të vijës kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.