Kërkesa e dytë për dekretimin e Lleshit, a do ta “dredhë” Presidenti i Republikës?

Postuar në 09 Nëntor, 2018 11:09

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot kërkesën e dytë për dekretim të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm. Përmes një njoftimi në tuiter, Rama thotë se kërkesën e ka shoqëruar me një relacion shpjegues se përse duhet dekretuar ministri. 

Kërkesa e paralajmëruar dje nga Kryeministri erdhi pak pasi presidenti i Republikës, Ilir Meta u prononcua për refuzimin pa dekret të kërkesës së parë. Sipas Metës nuk parashikohet një dekret refuzimi, por presidenti nuk është aty vetëm për të firmosur. Më tej akoma, presidenti ka pyetur sesi duhet të sillet Parlamenti me një dekret të presidentit në këtë rast, meqenëse në Kushtetutë nuk është parashikuar votimi refuzues, ndërkohë që dekreti kalon në përa tri hallka të pavarura: qeveria, presidenti, legjislativi. 

Z. Rama po do të mbajë ndezur një krizë besimi ndaj kreut të shtetit të cilit po i kërkon të shprehë arsyet kushtetuese që shkojnë tej bindjeve për mos dekretimin e Lleshit. Relacioni shoqërues është shpikja e këtij rasti pasi Presidenti ka sovranitetin e vet në gjykim dhe nuk mund të ndikohet nga sqarime të asnjë lloji. Ndërkohë që dekretimi i Lleshit në këtë fazë do të ishte goditje për figurën e Presidentit aktual, për shkak se refuzimi i emrit aktual u bë për çështje që lidhen me cilësitë e tij.

Comments

Submitted by Besiana (not verified) on

Behuni gati per dimerim/diktature te gjate, shqiptare te Atyshem!
Edvin Rama, sipas Max Velos, se fundi, eshte i pakundershtueshem, te tere kane ulur kokat dhe kane ngritur duart...
Si mund te prisnin shpetim nga Ilir Meta, kur atij te gjorit i duhet te shpetoj veten dhe Familjen?!
Kot nuk e vuri Rama President, dhe jo me kot Meta pranoi ta "bente endrren te vertete" pa e pare fare ate enderr!
Vetem ne Shqiperi behet realitet endrra amerikane!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.