Një Parlament që noterizon kontratat e Erion Veliajt

Postuar në 29 Qershor, 2018 13:13

Miratimi nga qeveria shqiptare i projektligjit për Teatrin Kombëtar, zyrtarisht i quajtur: “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” ka evidentuar edhe ndryshime në tekstin e draftit, krahasuar me variantin e parë.

Ky i fundit u publikua nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave në datën 8 qershor në faqen www.konsultimipublik.gov.al dhe qysh atëhere provokoi debate të mëdha. Në variantin që është kaluar dy ditë më parë nga qeveria dhe dje në Parlament, janë pasqyruar disa ndërhyrje që duket se reflektojnë jo vetëm protestën e artistëve për godinën e Teatrit Kombëtar, por edhe vërejtjet e shumta që janë bërë për ligjshmërinë e një procesi që është shumë i diskutueshëm.

Varianti i ri ka shtuar edhe nenin e Përkufizimeve që mungonte në të parin, duke saktësuar të drejtat e Komisionit të Negociimit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për shkak se tagri i tyre është shumë i diskutueshëm mbi pronat e shtetit shqiptar. Pra në variantin e ri shtohet si më poshtë nenin 3:

nenin 4 të variantit të ri(neni 3 në variantin e vjetër) është shtuar një fjali që reflekton debatin e tanishëm, por që në ndryshim nga premtimet e kryebashkiakut Veliaj për zgjerim të sipërfaqes së TK-së e lë atë në sipërfaqen e tanishme:

Një nga pikat që konfirmon zyrtarisht se mes Veliajt dhe treshes Basha-Trebicka-Derhemi është rënë dakord, pavarësisht se çfarë thuhet, është dispozita e shtuar në nenin 5 të projektligjit që flet për Komisionin e Negociimit. Aty është sanksionuar përfshirja e dy përfaqësuesve nga Komuniteti i Aktorëve Teatrorë.

Neni 6 i variantit të ri, për Komptenecat e Komisionit të Negociimit shton tre pika të reja duke reflektuar në mënyrë korrigjueese, defiçencat e projektit të vjetër, por edhe duke improvizuar kështu në tekst amendimet e imponuara nga debati publik, ndërkohë që të ashtuquajturit deputetë vetëm sa ngritën dorën. Në këtë nen detyrohet Komisioni i Negociimit që të verifikojë statusin e pronave, publike dhe private, por edhe marrëveshjet e palës provate me të tretë. Po Kështu Komisioni i jepet e autorizimi për tjetërsim pronash, bazuar në legjislacionin në fuqi, që duhet parë në vijimësi të akteve të tij. Më tej akoma, qeveria duket se ka hequr dorë nga falja e pronës publike përmes tjetërsimit, duke kaluar në procedurën e Negociimit mbi bazën e vlerësimit financiar të pronave të veta, çka me këtë rast lë shkas për të besuar se mbi propozimin e kompanisë “Fusha” shtohet një tjetër faturë, e cila duhet ndjekur me kujdes me shteti shqiptar që takson mbi çmime reference.

Ndryshime përmban edhe neni 8 në variantin e ri që flet për Kontratën dhe Përmbajtjen e saj. Aty përcaktohet karakteri i veçuar i godinës së re, pra dalja e saj nga të qenit pjesë e një kulle, si dhe më e rëndësishmja, fakti se Kontrata hyn në fuqi me miratim të Parlamentit të Shqipërisë, një tjetër zgjidhje kjo për sikletin e tanishëm.

Varianti i ri po ashtu eliminon nevojën e marrjes së pëlqimit në Këshillin Bashkiak të Tiranës që në varantin e vjetër sanksionohej si kërkesë me shumicën e votave të dhëna nga më shumë se gjysma e përbërjes së këshillit. Ndërkohë z. Veliaj, si kryetar i Bashkisë merr të drejtën që të kërkojë Rinegociimin e Projektkontratës duke detyruar Komisionin e Negociimit që të rinegociojë për 30 ditë të tjera.

Siç mund të shihet sensi i ndryshimeve lidhet jo vetëm me presionin e ushtruar, por edhe me faktin se nismëtarët po synojnë që ta kalojnë me vndim parlamenti edhe miratimin e Kontratës që më parë parashikohej të kryhej vetëm me firmën e kryebashkiakut apo një personi të autorizuar prej tij. Nuk mund të mos bjerë në sy edhe mungesa në këtë projektligj e hollësive për zhvillimin e zonës urbane duke u përqendruar vetëm tek Teatri. Për ndërtimet e tjera, që zhvillohen mbi truall publik kryesisht flitet shumë pak, duke e zgjidhur dilemën me përfshirjen e Parlamentit që bëhet në këtë rast noteri i kryebashkiakut të Tiranës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.