Ndryshimet në Kodin Rrugor/Jo më komisione për gjobat dhe pezullimin e patentës

Postuar në 29 Nëntor, 2017 15:13

Ministria e Brendshme synon të thjeshtojë procedurat e masave administrative për drejtuesit e automjeteve. Report Tv raporton se është duke u përgatitur një draft me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor për sa i përket vendosjes së gjobave.  

“Do të jenë policët rrugorë që do të vendosin për masën e gjobës. Në momentin që një polic rrugor do konstatojë për shembull, shkeljen e Kodit Rrugor për semafor të kuq, atëherë shoferët nuk do kalojnë në komision, por do të jetë oficeri i policisë që do vendosë masën e gjobës, që është minimum 20 mijë lekë të reja, por edhe kohën e pezullimit të patentës. Më pas shoferët nuk do të shkojnë më nëpër komisione, por mund të ankohen në Gjykatën Administrative. Sot policët e Rrugores nuk kanë të drejtë të vendosin gjoba më shumë se 5 mijë lekë të reja, ndërkohë që pezullimi i patentës iu është hequr si e drejtë atyre dhe përcaktohet nga komisionet”, raporton televizioni në fjalë.

Po kështu parashikohet që brenda vitit të ardhshëm të vendosen Radarë në të gjitha rrugët ku ndodhin më shumë aksidente, si dhe është drejt përfundimit edhe procesi i gjobës elektronike. Kjo do të thotë se polici rrugor nuk do të presë më gjoba në letër, por do ta vendosë atë në një sisitem online, ndërkohë që shoferit do t'i printohet një letër elektronike për gjobën. Kjo masë e fundit priret të shtojë fluksin e ankesave në gjykatë, për arsye se gjoba elektronike regjistrohet në sistem, duke bërë të pamundur fshirjen e saj.

http://shqiptarja.com/home/1/propozimi-hiqen-komisionet-e-gjobave-p-r-sh...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.