Mediat/Izraeli: Do bombardojmë pallatin e Assad, nëse Irani zgjerohet më tej në Siri

Postuar në 30 Gusht, 2017 09:22

Mediat arabe raportojnë se vizita e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu në Moskë ka patur në vëmendje rolin e Iranit në Siri. Telavivi zyrtar mendon se Kremlini është padroni i ri në Damask dhe me këtë rast ka bërë thirrje për frenim të Iranit. Përndryshe, siç raportojnë mediat arabe, nëse Irani zgjerohet në Siri, Izraeli do të bombardojë pallatin presidencial të Assadit. 

Mediat referojnë një zyrtar të lartë izraelit sipas te cilit nëse nuk merren masa ndaj Iranit, atëherë Izraeli do të bëj gjithçka që armëpushimi i Astanas të bëhet nul. Gazeta “Al – Jadida” shkruan se “mes Netanyahut dhe Putin u arrit mirëkuptim”, duke shtuar se Izraeli do të veprojë me forcë për shqetësimet e veta. 

Netanyahu është shprehur se takimi i tij me Putin është realizuar pasi situata në Siri në javët e fundit ka ndryshuar shumë shpejt. Izraeli e konsideron Iranin kërcënimin kryesor dhe shpesh ka bërë thirrje për aksione ushtarake ndaj tij, madje duke bërë aleancë me monarkitë arabë të Gjirit Persik. 

http://m.jpost.com/Israel-News/Israeli-Official-If-Iran-extends-in-Syria...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.