Pasojat e Brexit ushqejnë idenë e një aplikimi në BE të Izrael - Palestinë

Postuar në 08 Gusht, 2017 21:35

Bashkimi Europian duket se tërheq ende idetë dhe imagjinatën e vendeve në krizë. Edhe pse në krizë ekzistenciale vetë, edhe pse është një union që nuk dëshirohet më aq shumë edhe nga vetë qytetarët e vet, sërish, kostot që po verifikohen me Brexit, e bëjnë atë një model që vështirë se konkurohet. Një opinion në New York Times që theksonte se përfundimi i procesit të Brexit do të rikthente kufijtë për dy Irlandat, ka nxitur idenë e një zgjidhjeje europiane edhe për konfliktin izraelito-palestienz. 

Në një shkrim të sotshëm në gazetën “Haaretz” sugjerohet aplikimi i përbashkët i Izraelit dhe Palestinës për në BE. Ndonëse ngjan utopi, autori i shkrimit rendit disa aspekte që nga procesi europian do të përmbushnin më mirë kërkeat e rinisë në të dyja shoqëritë. Një konflikt i zgjatur provon dështimin reciprok dhe është interesant fakti që ideja e aplikimit për në BE, me utopinë e një konfederate izraelito-palestineze në të, gjallon pikërisht në këtë kohë krize. 
Si pjesë e një rajoni që po refuzohet prej kohësh nga BE për shkaqe të krimit dhe të korrupsionit, konsiderimi i një projekti të tillë, teorik dhe gazetaresk, do të ishte shumë domethënës për të kuptuar se pavarësisht fjalëve, Ballkani nuk ka rëndësi përtej zhurmës dhe rrëmujës që di të bëjë përherë. 

http://www.haaretz.com/opinion/.premium-1.805747

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.