aplikimi

Babai i kryeministrit britanik aplikon për pasaportë franceze: Unë jam francez

Postuar në 31 Dhjetor, 2020 13:05

Mediat raportojnë se babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka njoftuar aplikimin për pasaportë franceze. Stanley Johnson, një ish-anëtar i Parlamentit Europian që votoi kundër BREXI-t ka deklaruar se familja e tij ka lidhje të forta me Francën dhe ndaj edhe po aplikon.

Nëse e kuptoj saktë, unë jam francez. Nëna ime u lind në Francë, mamaja e saj ishte tërësisht franceze siç ishte gjyshja e saj. Kështu që për mua është të rishpall atë që tanimë e kam. Dhe kjo më bën shumë të lumtur

Një rregull absurd dhe me kosto

Postuar në 10 Shtator, 2020 23:19

Administrata shqiptare prodhon përherë situata absurde të cilave shpjegimin ua jep vetëm ajo si kategori groteske. 
Ja një rast që ngjan i çuditshëm: aplikimi për pasaportë biometrike. 

Ky dokument gjenerohet mbi bazën e të të njëjtave të dhëna personale si karta e identitetit, por në ndryshim prej kësaj të fundit ajo e mundon më shumë qytetarin. 
Ja çfarë ndodh: nëse aplikon për kartë identiteti mund të zgjedhësh nje nga sportelet e kompanisë aleat kudo që ajo ndodhet. 

Amazon aplikon për pagesë papunësie. Ministria e Punës në Francë e refuzon

Postuar në 04 Maj, 2020 18:55

Ministria e Punës në Francë ka refuzuar një kërkesë të gjigandit Amazon(filiali i Francës) për fonde e emergjence si pasojë e koronavirusit. 
Për shkak të krizës Amazon Franca ka mbyllur magazinat e veta dhe është goditur në aktivitetin e vet. Në këtë kuadër drejtuesit kanë menduar që të aplikojnë për fondet e krizës, të cilat në Francë mbulojnë 84% të pagës neto të punonjësve që mbeten pa punë.

Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania, aplikim i përbashkët për Kupën e Botës 2030

Postuar në 02 Nëntor, 2018 14:11

Greqia, Bullgaria, Rumani dhe Serbia synojnë të marrin të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në futboll që zhvillohet në vitin 2030. Të katërta vendet do të aplikojnë së bashku dhe për këtë është rënë dakord në takimin e presidentëve në Varna të Bullgarisë. 

Propozimi është bërë nga kryeministri grek, AlexisTsipras, ndërkohë që më herët një gjë të ngjashme, pra që në Ballkan të ketë një aktivitet të madh sportiv brenda dekadës që vjen, është bërë edhe nga presidenti bullgar, Rumen Radev. 

Rama kalon ankthin e tarifës për Rrugën e Kombit

Postuar në 17 Shtator, 2018 19:29

Nga kjo e hënë kalimi në Rrugën e Kombit bëhet me pagesë. Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada. Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”. 

Pasojat e Brexit ushqejnë idenë e një aplikimi në BE të Izrael - Palestinë

Postuar në 08 Gusht, 2017 21:35

Bashkimi Europian duket se tërheq ende idetë dhe imagjinatën e vendeve në krizë. Edhe pse në krizë ekzistenciale vetë, edhe pse është një union që nuk dëshirohet më aq shumë edhe nga vetë qytetarët e vet, sërish, kostot që po verifikohen me Brexit, e bëjnë atë një model që vështirë se konkurohet. Një opinion në New York Times që theksonte se përfundimi i procesit të Brexit do të rikthente kufijtë për dy Irlandat, ka nxitur idenë e një zgjidhjeje europiane edhe për konfliktin izraelito-palestienz. 

Loja e PS-LSI për rritjen e çmimit të ujit – Bashkia aplikoi që më 30 qershor. Seanca dëgjimore pas aplikimit

Postuar në 28 Korrik, 2017 08:30

Një ditë pasi u luajt teatri PS-LSI në këshillin Bashkiak të Tiranës për tarifën e re të ujit të pijshëm, vjen edhe një surprizë e vockël për kryebashkiakun Erjon Veliaj. Enti Rregullator I Ujit, publikon në faqen e vet një deklaratës sipas të cilës sqarohet se Bashkia e Tiranës, zyrtarisht pas ndërmarrjes UK Tiranë ka dorëzuar aplikimin për tarifat e reja më 30 qershor. Ndërkohë dëgjesa e Bashkisë me banorët u bë vetëm dje, pra pas miratimit të tarifës së re në shkelje prcedurash.

AMA rrëzon aplikimin për licencat e transmetimit numerik të “Top-Channel”, “Digitalb” dhe “Klan”

Postuar në 01 Shkurt, 2016 16:12

Ka krijuar reagime vendimi i sotshëm i Autoritetit të Medias Audiovizive për të mos miratuar licencat e transmetimit numerik(DVB-T) për “Top-Channel”, “Digitalb” dhe “Tv Klan”. Ka qenë vota e anëtarëve Sami Nezaj dhe Suela Musta që ka rrëzuar aplikimet, të cilat duhet të nisin nga e para. “Në mbledhjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive, paraditen e se hënës nuk u arrit numri i kërkuar prej 5 votash dhe si rezultat nuk u krye shpërndarja e licencave.

Subscribe to RSS - aplikimi