Kryeministri grek njofton thjeshtim procedurash për marrjen e nënshtetësisë

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:08

Greqia pritet të thjeshtojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë, praktikë kjo që ndikon edhe për statusin e qytetarëve shqiptarë në këtë vend. Faqja “Albanians.gr” raporton se direktivat për thjeshtimin e procedurave dhe atë që ai e quajti modernizim të kuadrit ligjor, i ka dhënë kryeministri Aleksis Tcipras gjatë një vizite në Ministrinë e Brendshme greke.

Do vëmë në jetë një të drejtë që është e mbrojtur me ligj, por në jetën reale ka shumë vështirësi, të cilat  i njohim shumë mirë, por kryesisht i njohin mirë edhe bashkëqytetarët tanë që jetojnë shumë vite në Greqi.  Të cilët kanë të gjitha kushtet ligjore dhe tipike që të përfitojnë nënshtetësinë , por praktikisht hasin shumë vështirësi ose se përfitojnë fare. Dëshirojmë pra të lehtësojmë dhe të përshpejtojmë proçedurën e dhënies të nënshtetësisë. Është një iniciativë e cila do modernizojë kryesisht proçedurën e intervistës, por dhe dokumentacionet e nevojshme si dhe vitet e duhura. Sot kemi një kuadër ligjor shumë të dobët . Në shumë raste, sidomos në shumë intervista, ka shumë mundësi që edhe disa nga ne nuk do kishin mundësi t’i përgjigjen pyetjeve që bëhen. Kjo është e vërteta. Dhe nuk na nderon fare. Prandaj duhet të modernizohet menjëherë kuadri ligjor, i cili të do  promovojë rregulla të cilat do lehtësojnë proçedurat ligjore, me transparencë të plotë, por me më pak burrokraci. Siç duhet të jetë në një shtet modern Europian”, citon media në fjalë kryeminsitirn grek.

http://albanians.gr/ndryshime-dhe-lehtesime-per-dhenjen-e-nenshtetesise-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.