Paradoksi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Postuar në 15 Maj, 2017 12:28

Marijana Toskoviç, një agjente e pasurive të patundshme në Mal të Zi, ka arsye për të qenë kundër hyrjes së vendit të saj në NATO. Ajo varet nga klientët nga Rusia për më shumë se gjysmën e të ardhurave të saj, teksa qeveria ruse po u kërkon qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Mal të Zi.Opozita kërkon ta bashkojë Marijanën me pothuajse gjysmën e qytetarëve të ish-republikës së Jugosllavisë, të cilët sipas sondazheve  janë të ndarë për bashkimin me aleancën ushtarake, duke pasur parasysh historinë e hidhur të konflikteve në Ballkan.

Megjithatë Toskoviç preferon hyrjen e vendit në NATO. "Është ndoshta më mirë të bashkohemi, vetëm për të shmangur ndonjë problem në të ardhmen, ky është Ballkani në fund të fundit.  Do të isha për stabilitet dhe paqe. Kjo është ajo që ne kemi nevojë më së shumti"-tha Toskoviç.Çështja është nëse pranimi do të sjellë stabilitetin që kërkohet. Kremlini nuk e ka fshehur zemërimin për përpjekjet e Malit të Zi për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe monedhën euro.

Kryeministri Dushko Markoviç, tha në një intervistë se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për paqen rajonale dhe " do të japë një nxitje të rëndësishme për rritjen ekonomike." Ai gjithashtu ka ripërësëritur akuzat se Rusia tentoi të organizojë gjë grusht shteti gjatë zgjedhjeve të tetorit, duke planifikuar të vrasë paraardhësin e tij, Milo Gjukanoviç, por  Moska i ka mohuar akuzat.

"Ne nuk presim që Rusia të heqë dorë "-tha Miha Hribernik, analiste e lartë në konsulencën globale të rrezikut, Verisk Maplecroft. "Vazhdimi i niveleve të larta të ndjenjës pro-ruse do t'i sigurojë Kremlinit një mekanizëm për nxitjen e paqëndrueshmërisë"-shtoi ajo.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2017-05-14/russian-tourists-love...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.