Austria drejt zgjedhjeve të parakohshme, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

Postuar në 15 Maj, 2017 09:33

Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore të Austrisë, duke kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Parlamentit dhe mbajtjen e  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kurt njoftoi se  do të takohet me Liderin e Social Demokratëve Kristian Kern dhe Presidentin Alekander van der Belen për të diskutuar mbi propozimin e tij për zgjedhje të parakohshme.

Sebastian Kurz, i cili do të zgjidhet edhe zyrtarisht President i ri i Partisë Popullore në kongresin e ardhshëm dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij, duke pasuar aktin e  zëvendës-kancelarit të qeverisë austriake, Reinhold Mitterlehner. Dorëheqja e Miterlener kërkohej prej muajsh nga ekstremistët e Partisë Popullore, të cilët promovonin  ministrin e Jashtëm Sebastian Kurz për të marrë drejtimin e partisë, ndonëse kritikohet nga kundërshtarët e tij për "populizmin e shfrenuar".

Edhe Partia Liberale, partia më e madhe e opozitës, e cila shfaqet si fuqia e parë në Austri me një përqindje prej mbi 30% ka bërë  thirrje vazhdimisht për zgjedhje të parakohshme

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.