Përfaqësues të biznesit në Tiranë: Sanksionet kundër Rusisë dëmtojnë shkëmbimet tregëtare

Postuar në 17 Mars, 2017 22:42

Sot ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë dy njoftime për dy takime me rëndësi. Së pari është ai mes ambasadorit Aleksander Karpushin dhe kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës z. Nikolin Jaka dhe zv.Presidenten e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë znj. Donika Mici. Siç bëhet me dije në këtë takim “ambasadori i Rusisë informoi për takimin e ardhshëm midis bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri, që do të zhvillohet në Tiranë në prill të këtij viti, si dhe për planet për të organizuar në vjeshtë një forum biznesi, në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit”.

Takimi i dytë është zhvilluar mes Karpushin dhe biznesmenit Samir Mane, president i grupit Balfin.

U diskutua rreth mundësive për ta çuar përpara bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit të dy vendeve. U nda mendimi i përbashkët se barrierat e ngritura për shkak të vendosjes së sanksioneve antiruse përbëjnë një nga pengesat kryesore për intensifikimin e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare. Një theks i veçantë gjatë bisedës u vu tek perspektivat e projekteve në fushat e bujqësisë dhe turizmit”, njofton ambsada që shton se ka ftuar Grupin Balfin të marë pjesë në forumin e biznesit. Dy lëvizje të rëndësishme që dëshmojnë gatishmërinë dhe interesin e palës ruse për të hyrë në tregun shqiptar, prej kohësh jashtë, me sa duket për shkaqe politike.

https://www.facebook.com/RusEmbassyAlbania/photos/a.721220384638411.1073...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.