jaka

Përfaqësues të biznesit në Tiranë: Sanksionet kundër Rusisë dëmtojnë shkëmbimet tregëtare

Postuar në 17 Mars, 2017 22:42

Sot ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë dy njoftime për dy takime me rëndësi. Së pari është ai mes ambasadorit Aleksander Karpushin dhe kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës z. Nikolin Jaka dhe zv.Presidenten e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë znj. Donika Mici.

A bëhet ekonomi me flamur në dorë?

Postuar në 13 Janar, 2017 20:58

Sot mediat raportuan një statistikë zyrtare që na thotë se eksportet me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar – nëntor 2016. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%. Këtë të dhënë që reflekton realitetin ekonomik e tregëtar mes dy vendeve, televizoni Top-Channel i jep një ngjyrim me karakter politik duke kërkuar prononcimet e drejtuesve të Dhomave përkatëse të Tregëtië.

Nikolin Jaka: Legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit mund të nisë me hotelet me pesë yje

Postuar në 24 Shtator, 2016 23:16

Kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, ka sqaruar dje në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit sesi mendon ai mund të realizohet legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit. Jaka thotë se qeveria aktuale ka miratuar një ligj që lejon kazijnotë dhe lojërat e fatit në hotelet me pesë yje. Këtij ligji mund t’i shtohet edhe e drejta për të mbajtur prostitua legale dhe të shesin kanabis farmaceutik. Modeli gjerman është i ngjashëm me këtë që sugjerohet këtu, tha Jaka, i cili ka kërkuar që të futet kjo dukuri në hulli ligjore.

Burgu për bizneset, Jaka: Po lobojmë që ndryshimet në Kodin Penal, të mos kalojnë në Kuvend

Postuar në 24 Tetor, 2015 08:42

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në një intervistë për “Monitor” thotë se do të vazhdojë të lobojë që ndryshimet në Kodin Penal, të cilat po miratohen me procedura të përshpejtuara, të mos kalojnë në Kuvend. Reagimi i tij ka ardhur pasi Qeveria ka propozuar disa ndryshime, të cilat po diskutohen edhe në Kuvend, në Kodin Penal, ku parashikohen ashpërsimi i dënimeve në rastet e kontrabandës, mosdeklarimi i mallrave në doganë, deklarimi i rremë.

Dikush kujtohet për çështjen “Rapiscan”: “Kallëzim penal për Ridvan Boden”

Postuar në 24 Shtator, 2015 18:14

Ridvan Bode, ish-ministri i përfolur për ndikim të paligjshëm në çështjen e shitblerjes së energjisë mes KESH-it dhe CEZ në kohën kur kompania çeke ishte në tratativa për kontraktimin e kompanive që do të mblidhnin borxhet, po lakohet së fundmi edhe për përgjegjësi penale në marrëveshjen për skanimin e doganave me kompaninë “Rapiscan” në vitin 2013, të cilën qeveria aktuale u angazhua fillimisht ta çonte në arbitrazh ndërkombëtar.

Subscribe to RSS - jaka