Presidenti inicion hetim për gjyqtarët që dhanë pafajësi për Hakmarrjen për Drejtësi

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:38

Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se do të nisë hetimin për shkelje disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilët dhanë vendim pafajësie për anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Iniciativa është marrë nga Presidenti i Republikës si kryetar I Këshillit dhe konkretisht detyrën e verifikimit të “dyshimvet të arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin public”, do ta bëjëë sipas ligjit Inspektoriati.

Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale. Konkretisht, në mbështetje të nenit 101 pika 1 të ligjit nr. 96/2016 duhet të hetohet nëse gjyqtarët që kanë gjykuar çështjen penale në fjalë:

-        haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes; apo

-        në mënyrë të pajustifikuar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor.  Për efekt hetimi, Inspektorët e KLD-së, do të evidentojnë çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e ankesës publike, si dhe të dhënat që tregojnë shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit. Për këtë qëllim do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar, si dhe të merren shpjegime nga gjyqtarët, sekretarja gjyqësore, prokurori i çështjes, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit

thuhet në njoftim.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.