gjykatesit

Gjykatës europianë padisin Këshillin e Europës për planin polak të Rimëkëmbjes

Postuar në 29 Gusht, 2022 15:16

Katër organizata që përfaqësojnë gjykatësit kanë depozituar një padi kundër Këshillit të Europës lidhur me vendimin e dhënë që i hap rrugë Polonisë për planin e vet të rimëkëmbjes pavarësisht se ky plan ka patur probleme të sundimit të ligjit. Sipas grupit të gjykatësve Këshilli miratoi planin e Varshavës në një mënyrë që injoron gjykimin e dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe që dëmton si gjykatësit polakë ashtu edhe sistemin gjyqësor europian.

Presidenti inicion hetim për gjyqtarët që dhanë pafajësi për Hakmarrjen për Drejtësi

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:38

Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se do të nisë hetimin për shkelje disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilët dhanë vendim pafajësie për anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Iniciativa është marrë nga Presidenti i Republikës si kryetar I Këshillit dhe konkretisht detyrën e verifikimit të “dyshimvet të arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin public”, do ta bëjëë sipas ligjit Inspektoriati.

Mos e shani më Sigurimin e Shtetit

Postuar në 25 Dhjetor, 2016 13:45

Të gjithë besoj e dimë atë rrëfenjën biblike të djalit plangprishës. E cila në thelbin e vet na tregon detyrat e një babai që kalojnë nga durimi, maturia, drejtësia që shkon përtej inatit dhe në fund filozofia e saj që na thotë se që ta mbash shtëpinë bashkë, duhet të gëlltisësh disa gjëra. Por ajo na thotë edhe se asnjë baba, asnjë prind, nuk mund të detyrojë fëmijën që të bëjë zgjedhjet që ai do. Ti mund të predikosh gjithfarë gjërash, e sërish fëmija yt të marrë rrugë tjetër.

Rifreskim brenda 3 vjetësh i gjyqësorit shqiptar. Kush mbetet në provim, ikën, ose në Shkollën e Magjistraturës për riaftësim

Postuar në 24 Janar, 2016 14:43

Provim edhe për gjyqtarët e prokurorët, njësoj si për mjekët dhe mësuesit. Sokol Sadushi, një nga ekspertët që u angazhuan për draftin e ndryshmeve kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi, thotë se për ata që dalin me rezultate negative do të ketë dy ospione: ose largohen nga sistemi, ose rikthehen në Shkollën e Magjistraturës për riaftësim. “Gjyqtarët që mund të shfrytëzojnë hapësirën ligjore për të dalë nga sistemi, mund të rikthehen si prokurorë dhe gjyqtarë, vetëm nëse i nënshtrohen po ashtu procesit të verifikimit dhe rivlerësimit.

Subscribe to RSS - gjykatesit