hakmarrja per drejtesi

Presidenti inicion hetim për gjyqtarët që dhanë pafajësi për Hakmarrjen për Drejtësi

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:38

Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se do të nisë hetimin për shkelje disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilët dhanë vendim pafajësie për anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Iniciativa është marrë nga Presidenti i Republikës si kryetar I Këshillit dhe konkretisht detyrën e verifikimit të “dyshimvet të arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin public”, do ta bëjëë sipas ligjit Inspektoriati.

Reagimi i Orik Shytit: Nuk jemi ndjerë asnjëherë fajtorë. Berisha e ndjen mungesën e një Sollaku në Prokurori

Postuar në 13 Shkurt, 2017 17:59

Po përcjellim më poshtë reagimin e plotë të Orik Shytit pas vendimit të sotshëm të Gjykatës së Apelit që i dha pafajësinë anëtarëve të Hakmarrjes për Drejtësi: 

Sot më 13 shkurt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues të 5-6 viteve më parë dhe vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda njohu pafajësinë tonë.

Pafajësi për “Hakmarrjen për Drejtësi”. Berisha: Do lirohet edhe Aldo Bare

Postuar në 13 Shkurt, 2017 13:19

Gjykata e Apelit i ka dhënë pafajësi anëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Procesi ka një odise të gjatë; në mars të 2016 Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen duke ia kaluar atë për gjykim Apelit të Krimeve të Rënda. Organizata erdhi në vëmendje pas publikimit të akuzave dhe arrestimit të anëtarëve të saj në vitin 1996. Themelues të saj akuzohet se janë Orik dhe Leart Shyti me anëtarë të supozuar Altin Arapin, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu.

Subscribe to RSS - hakmarrja per drejtesi