Plani sovjetik për Maqedoninë, Shtabi do vepronte nga Shqipëria

Postuar në 25 Janar, 2017 10:04

Aspiratat sovjetike për krijimin e një "Republike të Maqedonisë" zbulohen në një raport të CIA-s të  vitit 1950, i deklasifikuar kohët e fundit. Dokumenti që mban datën 22 gusht, 1950, )kohë kur marrëdhëniet ruso-jugosllave ishin prishur)përmend krijimin e një “Komiteti për Maqedoninë e Lirë” që do sinkronizonte kryengritjet e njëkohshme në territorin e Maqedonisë, Greqisë dhe ish-Jugosllavisë, me qëllim përfundimtar krijimin e një Maqedonie të vetme.

Kja Republikë do të merrte portet e Selanikut, Kavalës dhe Aleksandropolis në Greqi me njësi të armatosura që do të vepronin nga Selaniku. Në ish-Jugosllavi do të mobilizoheshin rreth 20 mijë burra nga njësitë partizane në Mostar dhe Ramprovo, ndërsa nga Bullgaria do të bashkoheshon forca të rregullta të ushtrisë dhe artilerisë nën komandën e një ish-oficeri të ushtrisë gjermane.

Mbikëqyrja e përgjithshëm e Komitetit bëhej nga  ambasadori sovjetik në Jugosllavi, ndërsa në dokumentin e CIA-s përmendet  gjithashtu krijimi i një lëvizje të armatosur kundër Titos në Jugosllavi, me seli në Shkup. Kjo lëvizje kishte marrë armë nga Bullgaria dhe kishte degë në të gjithë Jugosllavinë, veçanërisht në Serbi.

Vlen të përmendet se në një dokument tjetër që i referohet raportimeve në mediat greke (mars 9, 1950) flitet për  planin sllav për krijimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë, në kuadër të një "Federatë Ballkanike”.  Më 28 shkurt radio jugosllave (Jugosllave Radio Sava) ka raportuar për organizimin e një  rebelimi të madh kundër Maqedonisë jugosllave dhe greke me zbarkime ditore të njësive sovjetike dhe agjentëve civile në kufi me Bullgarinë.

Megjithatë, një dokument i tretë i tetorit 1952, thotë se edhe pse Tito kishte sfumuar propagandën në lidhje me një "Republikë të  Maqedonisë", " Organizata Revulocionare e Maqedonisë” nuk e kishte braktisur  ëndrrën e Maqedonisë së pavarur, duke planifikuar vrasje të atyre që i quante tradhëtarë, mes të cilëve edhe Titon. Në dokument thuhet po ashtu se Shtabi Revolucionar do të kishte mbështetje nga Shqipëria, ku forcat sovjetike ishin prezente.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.