Shansi për eksperimentin gjerman

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 20:35

Michael Roth, ministri i gjerman i Shtetit për Çështjet e Europës i ka dhënë sot një intervistë të shkurtër Top-Channel. AI është pyetur për “qëndrimin e Gjermanisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm”, aty ku Shqipërisë iu tha “jo” dhe në këtë kuadër Roth e ka ndihmuar qeverinë shqiptare duke ia lënë fajin Austrisë.

Ne me keqardhje konstatuam që në Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Europian nuk mundëm të gjenim konsensusin. Në fakt, bllokada u bë nga një shtet, Austria dhe ne për fat të keq nuk ia dolëm dot që ta kapërcenim atë, por kjo nuk ka të bëjë aspak me Ballkanin perëndimor apo Shqipërinë. Për fat të keq nuk arritëm të dilnim në konluzione të përbashkëta, pasi pati këndvështrime të ndryshme lidhur me Turqinë

tha Roth që ka vazhduar me formulën “ne ju mbështesim...”.

Më tej, Top-Channel që është televizion kombëtar i shërben deri në fund qeverisë me një pyetje “pas pilafit” për pozicionin e deputetit Krichbaum, të cilin Roth edhe njëherë e zhvlerëson duke u shprehur se “ pikëpamjet e veçanta të deputetëve të veçantë, të partive të veçanta, sikurse mund të jetë edhe CDU-ja, nuk do duhej të mbivlerësoheshin”.  

Le të kujtojmë se dredhi të  këtilla retorike ishte në gjendje të bënte edhe një politikan me standarde si ministri i Jashtëm, Sebastian Kurtz, i cili mori pjesë në mitingjet e Nikolla Gruevskit në Maqedoni. Roth, në ndryshim nga sa kërkon të prezantojë me shërbimet e veta gazetareske “kanali i të gjithë shqiptarëve” është këtu për interesat gjermane. Le të risjellim në vëmendje se ish-ambasadori gjerman Hoffmann u ngjir  një vit të tërë për situatën në gjyqësor duke zbuluar pakënaqësinë e biznesit gjerman në Shqipëri.

Përgjigja e fundit e këtij ministri që bujti në Shqipëri është për Komisionin e Venecias dhe për vettingun. Roth ka folur topçenëllshe kur ka dhënë këshilla se çfarë duhet të bëjnë partitë për ligjin, i cili siç mund ta dijë fare mirë ai është në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë mund të thuhet në këto kushte pa u shprehur gjykata? Roth e ka të thjeshtë: thotë atë që duhet.

Unë mund t’iu këshilloj të gjitha palëve, sikurse qeverisë ashtu edhe opozitës parlamentare, që të ndërmarrin në mënyrë të përgjegjshme rolin e tyre konstruktiv në zbatimin e këtij ligji, pasi shteti ligjor dhe në mënyrë të veçantë pavarësia e drejtësisë janë kolonat thelbësore dhe kryesore të sistemit të vlerave demorkatike që dhe Bashkimi Europian përfaqëson. Dhe në këtë kontekst do duhej të fillohej sa më shpejt me ligjin e Vetting-ut, i cili luan një rol qendror në këtë drejtim. Unë personalisht jam optimist për këtë.

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=343789#k1

Po sikur Gjykata Kushtetuese të thotë “jo” z. Roth? Apo deri atëherë ti do jesh harruar? Thjesht një shërbim për kryeministrin i cili ka një firmë në dorë e nuk duhet lënë të bëjë atë që e ka talent të lindur: shakaxhiun e përparimit me batuta fshatrave.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.