Email-et që djegin avokatin e Berishës për CEZ dhe nxjerrin bllof PD

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 20:27

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për marrëveshjen e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe CEZ a.s. kanë dalë në dritë të dhëna që faktojnë qëndrimet kontradiktore të avokatit të caktuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Deputetët e Partisë Demokratike lexuan disa e-maile ku shfaqeshin rezerva në lidhje me përmbajtjen e një memorandumi që përbënte një dokument të shprehjes së vullnetit për zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit.

Kjo ishte vetëm një anë e medaljes. E-mailet e publikuara në seancën e radhës së Komisionit Hetimor nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, kompromentojnë rolin e ish- avokatit Hamid Gharavi në këtë histori si dhe qëndrimin që ka mbajtur Partia Demokratike rreth kësaj çështje.

Në momentin kur gjithçka ishte në mbështetje të zgjidhjes me mirëkuptim dhe të asaj çka kishte arritur qeveria në negociatat e ndërmjetësuara nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë, avokati i caktuar nga qeveria Berisha, i shkruan ministrit Gjiknuri për ta favorizuar që bizneset e gruas së tij të marrin mbështetje dhe financime nga qeveria shqiptare,

Në një e-mail të datës 2 Korrik 2014, Ghavari shkruan:

Bashkëlidhur, një prezantim i komponentit sportiv të kompanisë së gruas sime, që ka në pronësi e organizon gara të tilla si Tour de France dhe Paris-Dakar. Ata organizojnë evente të caktuara për disa shtete dhe do të merrnin në konsideratë projekte afatmesme ose afatgjata në Shqipëri. Paris-Dakar përshembull është zhvendosur në Amerikën e Jugut dhe ka qenë një sukses i madh. Këto evente përmirësojnë imazhin e shteteve, tërheqin të ardhura dhe ndihmojnë në promovimin e turizmit pasi ekspozojnë në mënyrë të dukshme peisazhin e vendeve

shkruan Gharavi.

Më tej, ai shton kërkesat ndërsa shkruan “kam një numër biznesmenesh të interesuar për të eksploruar mundësitë në fushën e minierave dhe hidrokarbureve, aty ku kërkimi është i nevojshëm për të konfirmuar rezervat apo atje ku të dhënat e hershme që nga koha sovjetike ekzistojnë dhe janë pozitive. Të lutem, më bëj të ditur si mund të avancojmë”.

Kërkesa e tretë vijon ndërsa avokati shkruan “kompania franceze Veolia është e interesuar të hyjë në tregun e rivendosjes së sistemeve të përdorimit të ujërave; sistemin e mbetjeve dhe/ose të kryejë dekontaminimin e të gjithë mbetjeve duke qenë se kanë një lidership në këtë industri. Më bëj të ditur nëse ka ndonjë interes”.

Nuk mbaron me kaq, pasi avokati kërkon edhe më shumë se kaq. Në një shkresë zyrtare dhe e-mail të datës 19 Gusht 2014, ai i drejtohet zyrtarisht Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ku shprehet se “po ju shkruaj për të konfirmuar interesimin tim për pozicionin e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Francës”.

Comments

Submitted by CeZENI- shpk- b... (not verified) on

Prisni, prisni, se akoma eshte dhume e shume heret.
Deputetet KOQE te PD, sot bene AUTOGOL, qe ne vend t nxirnin vetullat e PS, nxorren SYTE e tyre, duke diskredituar pa dashje, Sali Berishen, qe eshte i zhytur deri ne gryke ne MUTIN e korupSIONIT dhe te KRIMIT, ndaj pasurise kombetare publike.
Kane fillyar t'i dalin petet lakrorit, pavaresisht se gjarperi Sali Berisha e CO, jane munduar e mundohen ti fshehin gjurmet e kember.
Koha e shpagimit para drejtesise a ardhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.