Opinioni i Venecias sërish me dy lexime, fjala e fundit për Vetting-un i takon Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 16:00

Komisioni i Venecias ka publikuar opinioin për katër pyetjet që Gjykata Kushtetuese i kishte adresuar këtij Komisioni me kërkesë të Partisë Demokratike. Sipas Komisonit të Venecias, ndonëse Gjykata Kushtetuese është në konflikt interesi me ligjin e Vetting-ut, ajo nuk mund të përjashtohet nga e drejta për të shqytuar nëse ligji është në përputhje me kushtetutën.

Rrjedhimisht, përjashtimi i gjyqtarëve të kushtetueses, për shkak të ekzistencës se konfliktit të interesit do të conte në heqjen totale të mundësisë  për të parë nëse ligji i vettingut është në përputhje me kushtetutën. Kjo do të minonte garancitë e siguruara për rishikimin funksional të legjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një "rrethanë e jashtëzakonshme" që mund të kërkojë largimin nga parimi i skualifikimit në mënyrë që të parandalojë mohimin e drejtësisë

Per pyetjen nëse dispozitat ligjore bien ndesh me vleresimet dhe artikullin 8 te konventes europiane të të drejtave të njeriut për respektimin e privatësisë së gjyqtareve dhe prokurorëve, në rast kur kërkohet informacion nëse gjyqtari apo prokurori ka patur kontakt me persona të përfshirë në krimin e organizuar, Venecia jep këtë përgjigje:

Për Komisionin e Venecias, konkluzioni themelor është që grupi i punës, i cili ka rolin kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të funksionojë nën mbikqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që të gjitha materialet në dispozicion të grupit të punës duhet të jenë në dispozicion të tyre

Kryeministri Rama reagoi duke thënë se Venecia konfirmoi Ligjin e Vetingut.

PD pretendon përsëri se ka një përkthim ekskluziv të sajin për Venecias. Në fakt Venecia ka konfirmuar pa rezervë Ligjin e Vetingut. Pikë!

Nga ana tjetër Partia Demokratike e ka përshëndetur përgjigjen e komisionit të Venecias për ligjin e Vettingu-t duke vlerësuar se opinioni konfirmon qëndrimin e saj, se procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bërë vetëm nga organet kushtetuese

Ky konkluzion themelor i Komisionit të Venecias konfirmon tërësisht qendrimin e se, se; procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit, dhe se cdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve dhe Kolegji i Apelimit)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.