“Ndikim në zgjedhjet amerikane, por Putin nuk dëshironte Trump si president të ri”

Postuar në 19 Nëntor, 2016 15:14

A ndikoi Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale amerikane? Nga sa na thotë leximi i shfaqjes politike, përgjigja është “po”. Por a u investua presidenti i Rusisë për një ndryshim krahu në Shtëpinë e Bardhë? Kjo është një pyetje që ka përgjigje më komplekse.

Në një intervistë për “Reuters”, eksperti i Rusisë, Mark Galeotti, thotë se “jo”. Vladimir Putin nuk dëshironte që Donald Trump të vinte në pushtet. Sipas tij, Kremlini po luante për një kushtëzim të fortë të presidencës amerikane të Hillary Clinton, të cilën e shikonin si favorite të padiskutueshme.

Për Galeottin, ndikimin kryesor në zgjedhje e pati FBI-ja, e cila minoi besimin e njerëzve te sinqeriteti i Clinton.

Për Rusinë, ardhja e Trump, sjella pasiguri, pasi miliarderi është i paparashikueshëm. Me Clinton dihej që do të vinte një pushtet që do të investohej për rrëzimin e Putin dhe këtu konsistonte loja e Rusisë me përpjekjet për të dobësuar presidencën e saj.

“Me Trump nuk dihet se çfarë do të ndodhë”, thotë Galeotti, në një opinion që i shtohet zërave se presienca e re amerikane është tërësisht vetëm dhe e rrethuar nga një mosbesim i madh, si nga miqtë e Amerikës, ashtu edhe nga armiqtë e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.