Zizek: Pse do votoja pa mëdyshje Donald Trump

Postuar në 05 Nëntor, 2016 10:02

Filozofi slloven Slavoi Zizek sugjeron që amerikanët të zgjedhin Donald Trump kundrejt alternativës së Hillary Clinton. I pyetur nga "Channel 4" për garën presidenciale të 8 nëntorit, Sizek tha se nëse do të ishte amerikan do të votonte pa asnjë mëdyshje kandidatin republikan.
Sipas tij, Hillary Klinton është rreziku i vërtetë i këtyre zgjedhjeve, ndonëse i prezantohet publikut si alternativa e progresit. Zizek shpjegon se kandidatja demokrate mban lidhje të ngushta me Wall Street.

"Mendoj se Klinton është rreziku i vërtetë. Sepse ka krijuar një aleancë ku të gjithë janë të përfshirë dhe në thelb nuk ka substancë" - thekson Zizek. "Më ngjan me dikë nga Lëvizja "Occupy Wall Street" që mbështet Lehman Brothers"-shtoi filozofi slloven.

Zizek megjithatë thotë se edhe Donald Trump mbart rreziqe për shkak të korrelacionit të tij me grupimet që mbështesin ndarjen rracore në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë ai beson se zgjedhja e Trump nuk do ta kthejë SHBA në një komb fashist dhe se kjo suprizë do të detyrojë republikanët të rikonsiderojnë vlerat e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.