Mesazh i qartë për Korenë e Veriut: Çdo sulm ndaj aleatëve të SHBA, do të marrë përgjigje shkatërruese

Postuar në 20 Tetor, 2016 00:50

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një mesazh shumë të qartë ndaj Penianit për çdo lloj aventure ushtarake që Korea e Veriut mund të ndërmarrë. Gjatë bisedimeve mes diplomatëve kryesorë dhe zyrtarëve të lartë të mbrojtjes mes SHBA dhe Koresë së Jugut, sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter deklaroi qartë se:

Çdo sulm ndaj aleatëve të Amerikës apo përdorimi i armëve bërthamore nga Korea e Veriut do të përballet me një reagim të jashtëzakonshëm nga SHBA”, tha Carter.

Ai ka shtuar se “angazhimi i SHBA-së për mbrojtjen e Koresë së Veriut është i padiskutueshëm dhe përfshin rritje të forcës parandaluese të Koresë së Veriut përmes të gjithë spektrit të kapaciteteve amerikane të mbrojtjes”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.