Deklarimet për femrat/Trump: “Kërkoj falje. Thirrja ime për ndryshimin e Amerikës më ka ndryshuar edhe mua. Nuk jam ashtu si thonë”

Postuar në 08 Tetor, 2016 17:54

Donald Trump është në aktualisht në qendër të ciklonit mediatik në SHBA, pas publikimit të një video ku ai thotë se “me femrat mund të bësh çfarë të duash”. Kaq u desh që përroi i moralit të mbysë çdo gjë dhe ta vendosë Trump në cepin e goditjeve prej nga ku përfiton vetëm një person dhe jo SHBA: Jillary Clinton, diagnostikuar me pneumoni dhe një sekretare Shteti që theu ligjet e sigurisë në detyrë. Trump ka dalë sot me një video ku kërkon falje.

E kam thënë dhe kërkoj falje për këtë. Ata që më njohin e dinë që unë nuk jam i tillë. Gjatë kësaj kohe kam udhëtuar në të gjithë vendin ku kam bërë thirrje të ndryshojmë Amerikën, por kam ndryshuar edhe vetë”, thotë kandidati republikan.

Vetë republikanët janë distancuar nga ato që Trump thotë në video, por mbetet për t’u parë nëse disa pohime që i ka një shumicë meshkujsh do të bëhen dominuese në zgjedhjet amerikane, apo arsyeja dhe kritika e balancuar do të vendosë një ekulibër mes fajit për këto që Trump thotë,r rezikut real që ai përfaqëson dhe kostove që mund të ketë bota me një Hillary Clinton presidente.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.