Kremtimi i lumnimit të martirëve më 5 nëntor. Konferenca Ipeshkvore: Komunizmi shfaqi urrejtje të veçantë ndaj katolikëve

Postuar në 30 Shtator, 2016 10:34

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë shpërndan sot një letër qarkore, “drejtuar meshtrëve, rregulltarëve dhe të gjithë besimtarëve”, përmes së cilës njofton kremtimin e lumnimit të 38 martirëve më 5 nëntor në Shkodër.

Në letër nënvizohen dy momente që kanë të bëjnë me historinë e afërt politike të Shqipërisë. Së pari është përndjekja e regjimit të Enver Hoxhës ndaj katolikëve që nga Konferenca cilësohet si përndjekje e posaçme.

“Komunizmi që, për gati një gjysmë shekulli, ka sunduar Shqipërinë shfaqi një urrejtje të veçantë ndaj katolikëve. Në një bisedë që Enver Hoxha dha në Konferencën e Pezës, në vitin 1984, ai tha: “Hierarkët katolikë ishin njerëz pa atdhe, vareshin plotësisht nga Vatikani ... Të gjithë hierarkët e Kishës Katolike ... ishin të mësuar, të shkolluar me shkollë teologjike, me disiplinë të hekurt, me metodat dhe dredhitë e shtypjes së vullnetit të njerëzve me frikën e Zotit ... Kisha Katolike dhe hierarkia e saj ishin në kulm obskurantiste, konservatore ... gjithmonë në aleancë më regjimin reaksionar ...” Janë fjalë që tregojnë paragjykimet e tij kundër Kishës Katolike”, thuhet në letër.
Në ndryshim nga ky gjykim i Enver Hoxhës që cilësonte se katolikët më parë se Shqipërinë kanë Kishën, Konferenca i cilëson të barabartë devocionin e martirëve që sipas saj vdiqën duke thirrur:
“Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.