Debat fantastik ky i punësimit, po mbajmë premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës

Postuar në 13 Shtator, 2016 11:34

Qeveria është e bindur se deri në fund të mandatit do të arrijë objektivin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha në një bashkëbisedim me gazetarët  se këtë e vërtetojnë stastikat dhe pritshmëritë që qeveria ka. “Debati  fantastik ky për rritjen e punësimit. Po e mbajmë premtimin, në sektorin jobujqësor  janë me bordero 173 mijë vende pune, ndërsa  në sektorin bujqësor do kemi një shifër më të maturuar në fund të vitit”-deklaroi Ahmetaj. Ministri tha se viti zgjedhor nuk do të ndikojë në nivelin e borxhit, ndërsa e renditi Shqipërinë ndër vendet me rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

"Jemi rritur në një trajektore afatgjatë të uljes së borxhit. Ka patur një plan të detjuar të luftës së informalitetit, e cila po funksionon. Gjobat e 4-5 viteve të fundit nuk falejn, jemi në konsultë me FMN-në për të falur gjobat e vjetra”-theksoi Ahmetaj, duke shtuar se qeveria do t’i përmbahet marrëveshjes më Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.