Valixhja diplomatike e LSI, Partneri më i ri i Uashingtonit i bleu vizitat në SHBA

Postuar në 10 Shtator, 2016 11:23

Vizitat e Ilir Metës në SHBA dhe Edmond Panaritit janë blerë nga LSI për 123 mijë dollarë. Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregojnë se vetëm gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2016, partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar 123, 761 USD në favor të kompanisë amerikane të lobimit Global Security and Innovative Strategies, GSIS.
Pagesat e majme për lobuesin amerikan kanë bërë që zëri i llogaritur për konsulenca dhe sondazhe në projektbuxhetin e vitit 2016-të të Lëvizjes Socialiste për Integrim të trefishohet, nga 5 milion lekë në 15 milion lekë, duke zënë 26.1 % të shpenzimeve të deklaruara të partisë.
GSIS i ka mundësuar kryetarit të LSI-së takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.
Me asistencën e GSIS, Meta është takuar me 11 maj me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, z. Pete Sessions dhe Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Michael Mçaul.
Gjatë të njëjtës ditë në Uashington, kompania e tij lobuese i ka siguruar kryetarit te LSI-së një takim me kreun e Nënkomisionit për Bujqësinë në Kongresin Amerikan, Robert Aderholt, si dhe me Administratorin e Shërbimit të Jashtëm në Departamentin e Bujqësisë, Phil Karstings.
Me 12 maj me ndihmën e GSIS, Meta ka drekuar dhe ka mbajtur një fjalim përpara anëtarëve të Qendrës Truman për Politika Kombëtare si dhe është takuar me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm, Bruce Sëartz.
Vizita e Metës në SHBA ka vazhduar në 13 maj me një ndalesë ne fondacionin “Heritage,” dhe më vonë takime me kongresmenin John Katko. Në të njëjtën ditë ai është takuar me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit Hyot Lee, si dhe Zv/Sekretarin Alan Bersin nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Kryetari i parlamentit Ilir Meta është rikthyer në Uashington për një vizitë të dytë në datat 6-8 qershor, ku takimet e tij me zyrtarët amerikanë janë ndëmjetësuar përsëri nga GSIS. Gjatë kësaj vizite Meta është takuar me zv/Sekretarin ëilliam Broënfiled në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe me përfaqësuesit tregtarë të SHBA, Timothy
ëedding dhe Bill Moller.
Ndërkohë, vizita e Panaritit në SHBA është realizuar një muaj më vonë, kur me ndihmën e GSIS në 12-13 korrik ai është takuar me Phil Karstings nga Departamenti i Bujqësisë dhe kongresmenin Robert Aderholt. Këto takime janënato çfare Ilir Meta ka blerë në Uashington, ndërsa nuk dihet kostoja reale e partneritetit të ri mes ambasadës amerikane në Tiarnë dhe kreut të LSI, të cilët së fundmi janë deklaruar partnerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.