Vëzhgim: Edhe “Shekulli” publikon kritikat e Blushit

Postuar në 08 Shtator, 2016 17:41

Dikur, jo më herët sesa viti 2012, Koço Kokëdhima deklaronte se “sa të jem unë në gazetën “Shekulli”, ky këtu nuk botohet në të”. Fjala ishte për ndonjë deklaratë të Ben Blushit.
Sot mediat i bënë jehonë një fjale të Blushit në Parlament, nga ato tamtamet kritike periodike që Blushi i krijon me shumë lehtësi. Dhe një nga mediat që i bëri vënd në ballinën e faqes kryesore online, ishte edhe “Shekulli”.

Kjo ka anën e mirë sepse ndoshta kjo aleancë në distancë mes Blushit, pas fjalëve të të cilit, tashmë e dimë mirë se vjen e shumta një kafe e negociuar me Edi Ramën, mundet të ketë edhe aksion politik. Kokëdhima nuk para pëlqen të rrijë në periferi, edhe për fjalime nuk para ka qejf, pasi njeh mirë edhe pushtetin, edhe njerëzit, por sidomos Edi Ramën. I cili po qe se nuk e preson, apo nuk i krijon frikë nuk të merr në konsideratë. Ndaj këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme. Thjesht një vërejtje për të patur parasysh se nëse fjalimet e Blushit duket se çajnë ndonjë brazdë ndryshimi, të mos ngatërrohemi e t’ia njohim për meritë. Naiviteti kushton shtrenjtë. E vërteta e hidhur është se fjalën e Blushit mund ta kapitalizojë kanabisti Kokdhima. Natyrisht Blushi e bashkë me të edhe populli qelepir e kanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.