Hashashi, ekonomia e “stabilitetit”

Postuar në 03 Shtator, 2016 15:31

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dha shfaqjen e fundit e cila duket se ka konsensus politk. Në fillim me Tim Judah, gazetarin britanik dhe më tej me disa deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ai u shfaq në disa ara të mbjella me hashash ku u asgjësuan disa rrënjë. Natyrisht mesazhi kuptohet: është luftë e vështirë, por policia po e bën punën e vet.

Mirëpo janë aktet e kësaj shumice që e zhbëjnë këtë llojë propagande. Në fillimet e kësaj qeverie beteja kundër hashashit përfundoi në përballje të armatosur në Lazarat. E megjithatë këtë vendosmëri të shtetit duket se nuk e ka përfillur kush, përderisa hashashi është ngado. Në Tiranë u raportua së fundmi. Hashashi e zgjeroi praninë e vet suke u bërë bima absolute e Shqipërisë, ndonëse qeveria e saj nuk pranon legalizimin.
Thonë se ka disa deputetë socialistë që e kanë mbështetur kultivimin e hashashit edhe publikisht në takime me elektoratin duke bërë thirrje që “të shtohet puna në bujqësi”.

Ky inkurajim i përgjithshëm për kultivimin e kësaj bime na thotë dy gjëra: se një sasi e tillë kaq e madhe nuk do të ishte mbjellë nëse nuk do të arrihej të trafikohej. Dhe kjo e nxjerr lakuriq ministrin e Brendshëm që na nxjerr gjuhën të gjithëve sot që shohim sesi ai na gënjen e nuk i hyn gjemb në këmbë.

Dhe së dyti, se kjo përhapje pas asaj që ndodhi në Lazarat ka vetëm një shpjegim: licencimin e saj nga qeveria, policia.
Të kujtojmë këtu një editorial të gazetës “Shekulli” në kohën kur Kokëdhima me Edi Ramën i kishte marrëdhëniet shumë të mira. Gazeta bënte një rezume të asaj që kishte “fituar” Shqipëria me goditjen e Lazaratit, përveçse një hapi më shumë formal drejt BE-së. Në terma ekonomikë asgjë. Kjo është ndoshta edhe arsyeja pse hashashi lejohet. Ai është ekonomia minimum, ajo që mban stabilitetin e brishtë të Shqipërisë e që ushqen iluzionin se një burim të ardhurash ka. Kjo është ekonomia e drogës për të cilën sot heshtin edhe mediat e vendeve fqinj. Sepse stabilitetinështë i rëndësishëm, të paktën sa të mos lejojë valë të reja emigrimi. Nëse Tirana zyrtare bën kaq, atëherë një sy do të mbyllet.
Sa për atë se çfarë ndodh brenda kjo po shihet: nën zë do të thuhet se “s’kemi pse qahemi, na la të punojmë”. Dhe kjo ndikon në zgjedhje, për fatkeqësinë e të gjithëve.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Eshte qesharake dhe e trishtueshme kur degjon militantet e PS qe thone se Saliu filloi me Lazaratin, kurse Tahiri nuk duhet te jete naiv e te mos perfitoje nga situata! Ishalla pasurohet ky e te tjere nga parcelat e droges vetem e vetem per inat te Sailut! Edhe vrasjet e pazbardhura e situata te tjera justifikohen nga PS-istet qe ato nuk jane asgje ne raport me cfare beri e cfare do te kishte bere Saliu! PS, me sa duket nuk ka te beje me me Socializmin por duhet te nderroje emer sa me pare ne PASSH partia anti-Saliste e Shqiperise! Ketu fillon e perfundon filozofia e tyre!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.