Pjesë e fushatës, New York Post publikon foto nudo të gruas së Trump (Foto)

Postuar në 01 Gusht, 2016 10:25

Sot mund të fotografohet në krah të bashkëshortit të saj duke aspiruar të jetë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por para disa vitesh Melania Trump pozoi përpara objektivit për të treguar sensualitetin e saj.  Ishte viti 1995 kur modelja 48 vjeçarja nga Sllovenia, Melania Knavs pozoi nudo për revistën franceze Max. Me një shikim shumë premtues Melanie fshehu aq sa mundej nga bukuritë e saj trupore.

Disa nga fotot që u shkrepën nga fotografi Ale de Basseville janë botuar  për herë të parë nga New York Post dhe shumë janë ata që pretendojnë se ky është një sulm ndaj rivalit të Hillary Clinton, Donald Trump. Sigurisht ka nga ata që besojnë se ... format e zbuluar të gruas së Trump vetëm të mira mund të sjellin..

Megjithatë, kur Trump u pyet për fotot në fjalë nxitoi të justifikonte gruan e tij duke thënë se fotografitë janë bërë shumë kohë para se ata të njiheshin. “Melanie ishte një modele shumë e nsuksesshme dhe u fotografua për kopertinat e shumë revistave. Në Europë të tilla foto janë të modës dhe shumë të zakonshme”-deklaroi Tump.

http://nypost.com/2016/07/30/melania-trump-like-youve-never-seen-her-bef...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.