foto

Fotoja e parë e një atomi të vetëm (FOTO)

Postuar në 22 Janar, 2022 18:04

Atomet janë aq të vogla saqë është e pamundur të shihen me sy të lirë, madje mund të jenë sfidë edhe për mikroskopët më të fuqishëm. Të paktën, këtë kemi mësuar dikur në tekstet e fizikës. Por për herë të parë kemi një fotografi që tregon një atom të vetëm, i cili “noton” në një fushë elektrike, dhe është mjaftueshëm i madh për të parë pa asnjë lloj mikroskopi.

Ironike/Propaganda ka nevojë për fakenews edhe kundër talebanëve

Postuar në 26 Gusht, 2021 23:44

Qëkur talebanët morën pushtetin në Afganistan, në mediat sociale janë publikuar shumë foto, disa prej të cilave kanë qenë false, të vjetra apo të nxjerra nga konteksti. France Observer ka verifikuar disa prej tyre.

Ashraf Ghani që arratiset

Kafshët më të çuditshme në Tokë (FOTO)

Postuar në 21 Korrik, 2021 14:12

Bota ka një faunë të larmishme. Fauna ose kafshët janë përshtatur për të jetuar në ekosisteme të ndryshme në planet.

Disa jetojnë vetëm në ujë, ndërsa të tjerat janë banore të tokës. Secila prej këtyre kafshëve është unike në llojin e vet.

Sidoqoftë, disa janë aq të veçanta saqë duken sikur nuk i përkasin as këtij planeti.

Ato janë përshtatur me mjedisin ku jetojnë në mënyrë të tillë që të mbijetojnë në klima të caktuara. Më poshtë disa prej kafshëve më të çuditshme në Tokë.

Sinai i braktisur (FOTO)

Postuar në 20 Qershor, 2021 21:46

Hotele dhe zona turistike të braktisura në gadishullin Sinai, në Egjipt.

Fotografi Itamar Dotan Katz ka fiksuar në foto peizazhin në mungesë të vizitorëve.

Fotot e realizuara në bardhezi duket sikur e shkëpusin shikuesin nga përvoja e njohur e bregdetit dhe shkretëtirës.

Gadishulli Sinai, ndër destinacionet më të famshme turistike në Egjipt, shtrihet në një sipërfaqe prej 64 000 km katrore. Sinai është një destinacion i përsosur për të shijuar diellin, detin dhe aventurat.

30 vjet më parë/Ikja, shpresa e vetme në këtë vend(foto,video)

Postuar në 12 Korrik, 2020 22:25

Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar pamje dhe video nga ngjarjet e 30 viteve më parë kur qindra qytetarë shqiptarë u dyndën asokohe në dyert e ambasadës për t’u larguar nga vendi. Pamjet për këto ngjarje dhe dëshmitë janë qarkulluar shpesh, por ekspozita dixhitale e ideuar nga ambasada na jep një panoramë më të plotë për atmosferën e atyre ditëve.

Fotolajm/Trump mban për herë të parë maskë në publik

Postuar në 12 Korrik, 2020 00:06

Presidenti amerikand Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë gjatë vizitës së tij në spitain Walter Reed në Maryland. 

Çfarë nuk bëri për këtë foto/takim me Berishën Lideri i Ballkanit!

Postuar në 25 Qershor, 2020 23:31

Gjatë një interviste në  emisionin “Rubikon”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i pëlqen të bëjë europianin e fundit në Ballkan, ka rrëfyer këtë gjoja historiçkëz: 

Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hy unë me Hashimin [Thaçin] dhe gjendem përballë. 
Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment.

Foto/Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio "vishet" me flamujt e vendeve të goditura nga pandemia

Postuar në 25 Mars, 2020 15:14

64 fotografi të rralla që duhen parë (Video)

Postuar në 03 Janar, 2019 20:30

Fotografia është një dëshmi që udhëton në kohë dhe i mbijeton asaj! Video në vijim tregon 64 foto të vjetra që nuk duhen humbur.

Fotot e publikuara nga PD, Rama: Presim agjentë të huaj të godasim krimin

Postuar në 13 Tetor, 2017 11:31

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha publikoi disa foto që sipas tij dëshmojnë për lidhjet kriminale të kryeministrit me kontigjentë të shpallur në kërkim nga Interpoli dhe të mbrojtur nga policia shqiptare.

Basha foli me emra, duke përmendur Durim Keçin si personi që shfaqet në një foto me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi. Personazhi në fjalë sipas kreut të PD-së ishte në kërkim nga policia italiane, por i pa përfshirë në sistemin e Interpolit nga policia shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - foto