nudo

Shitet për 157.2 mln dollarë nudoja e Modigliani-t

Postuar në 18 Maj, 2018 19:26

Një pikturë e Amedeo Modigliani-t u bë vepra e katërt e artit me çmimin më të lartë të shitur në një ankand. E titulluar "Nu couché", tabloja e një gruaje nudo të shtrirë kapi shifrën e 157.2 milionë dollarëve.

Shtëpia 274-vjeçare e ankandeve konfirmoi se piktura në vaj kishte arritur çmimin më të lartë të çdo pune në historinë e kompanisë. E njëjta punë Modiglianit në 2003-in kishte një vlerë prej 27 milionë dollarësh.

E vërteta e fotove nudo të Jackie Kennedy

Postuar në 24 Mars, 2017 09:50

Të vërtetën e fotove nudo  të Jackie Kennedy-t dhe të reja tronditëse në lidhje me marrëdhënien e saj me pasanikun grek, Aristotelis Onassis sjell në librin e tij Christopher Andersen. Sipas tij,  45 vjet më parë, në nëntor të vitit 1972 dhjetë  fotografë mbërritën në ishullin grek Skorpios duke fotografuar të zhveshur Jacky Kennedy-n. Andersen thotë se skema ishte ngritur nga vetë Onassis, për ta poshtëruar atë. Në libër theksohet se Onassis  kishte furnizuar me harta paparacët duke u dhënë detaje të sakta të kohës dhe vendeve ku gruaja e tij do të bënte plazh.

Pjesë e fushatës, New York Post publikon foto nudo të gruas së Trump (Foto)

Postuar në 01 Gusht, 2016 10:25

Sot mund të fotografohet në krah të bashkëshortit të saj duke aspiruar të jetë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por para disa vitesh Melania Trump pozoi përpara objektivit për të treguar sensualitetin e saj.  Ishte viti 1995 kur modelja 48 vjeçarja nga Sllovenia, Melania Knavs pozoi nudo për revistën franceze Max. Me një shikim shumë premtues Melanie fshehu aq sa mundej nga bukuritë e saj trupore.

Nudo dhe blu për të festuar lidhjen me detin

Postuar në 09 Korrik, 2016 19:34

Më shumë sesa 3200 njerëz në lindje të Yorkshire u fotografuan nudo nga artisti amerikan Spencer Tunick. Ata u mblodhën në qendër të Hull nudo dhe të lyer me bojë, një spektakël që feston lidhjen e qytetit me detin.

Bukuria e femrës ruse, një magnet i hershëm

Postuar në 19 Qershor, 2016 14:37

Disa nudo, përzgjedhur nga "Russia Beyond the Headlines" paraqesin joshjen e piktorëve nga bukuria fizike e femrës ruse, që është po kaq e vlerësuar edhe sot.

“Make America Great Again” - një pikturë që ka sjellë andralla të mëdha

Postuar në 17 Prill, 2016 19:30

Një pikturë e Illma Gore, ku paraqitet kandidati republikan për President i ShBA-së, Donlad Trump, nudo dhe me penis të vogël, ka sjellë disa probleme për autoren. Piktura e titulluar “Make America Great Again” është ekspozuar në “Maddox Gallery” në Londër dhe ofertat për blerjen e saj nuk kanë munguar. Mirëpo pasi e publikoi në Facebook-un e saj dhe pasi piktura u bë shumë e shikuar, kërcënimet për kallëzim penal nëse piktura shitej, mbërritën në adresë të autores.

Jo fotove "nudo" të kafshëve

Postuar në 01 Prill, 2016 21:49

Fotografitë janë realizuar nga 

Femrat nudo nuk tërheqin më. Pas “Play Boy”, mbyllen “FHM” dhe “Zoo”

Postuar në 18 Nëntor, 2015 00:52

Pas “Play Boy”  që pezulloi publikimin e fotove nudo, edhe dy revista të tjera të njohura për femrat gjysmë nudo që publikonin në kopertinë, do të mbyllen. “FHM” dhe “Zoo”, poseduar nga Bauer Media, do të mbyllen. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit, duke përforcuar kështu një prirje në këtë sektor: nudo aktualisht nuk shet dhe ndoshta as tërheq. Ndoshta interneti dhe masivizimi i femrave në rrjetet sociale ka bërë që revista të posaçme që i kushtoheshin nudos të dalin nga xhirua. 

Playboy heq dorë nga fotot nudo

Postuar në 14 Tetor, 2015 03:59

PlayBoy, revista e mirënjohur erotike nuk do të publikojë më imazhe të femrave nudo. Ky lajm është bërë publik nga Neë York Times dhe ka bërë bujë në SHBA. Pas këtij vendimi qëndron përvoja pozitive e faqes online, e cila ka njohur rritje në shikueshmëri nga një shjumicë të rinjsh. Ka një vit që në faqe nuk ekspozohen foto nudo dhe sërish pesha e faqes ka ardhur në rritje. Sipas drejtuesit Scott Flanders kjo përvojë mund të zgjerohet edhe më tej, pasi revista mund të kthehet në mjet për shitjen e shumë produkteve.

Subscribe to RSS - nudo