“Make America Great Again” - një pikturë që ka sjellë andralla të mëdha

Postuar në 17 Prill, 2016 19:30

Një pikturë e Illma Gore, ku paraqitet kandidati republikan për President i ShBA-së, Donlad Trump, nudo dhe me penis të vogël, ka sjellë disa probleme për autoren. Piktura e titulluar “Make America Great Again” është ekspozuar në “Maddox Gallery” në Londër dhe ofertat për blerjen e saj nuk kanë munguar. Mirëpo pasi e publikoi në Facebook-un e saj dhe pasi piktura u bë shumë e shikuar, kërcënimet për kallëzim penal nëse piktura shitej, mbërritën në adresë të autores. Si pasojë piktura u censurua në mediat sociale dhe u çregjistrua nga listat e eBay. Madje edhe galeritë në SHBA refuzuan ekspozimin, ndaj edhe galeria britanike, “Maddox” shfrytëzoi rastin. Artistja është e kënaqur me disponimin në Angli, ndërkohë që thotë se ka patur me mijëra kërcënime me vdekje. Situata e krijuar ka sjellë pak shans, pasi tani piktura vlerësohet në 1 milionë stërlina.

 

Qarkullimi i kësaj pikture imponoi edhe një përballje mes Trump dhe Marco Rubio, kur ky i fundit në debatin në Virginia në fund të shkurtit aludoi: “Dhe ju e dini se çfarë thonë për meshkujt me duar të vogla. Ju nuk mund tu besoni atyre”. Një aludim që solli përgjigjen e njohur të Trump i cili “garantoi se nuk ka problem”. Gore mendon se ky debat është frymëzuar nga piktura e saj, çka tregon se në një fushatë elektorale si kjo, çdo gjë shfrytëzohet. Pa skrupuj.

 

http://www.theguardian.com/us-news/2016/apr/17/nude-donald-trump-paintin...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.