Parlament/Berisha-Rama, kërcënime reciproke për burgosje

Postuar në 25 Korrik, 2016 14:22

Diskutimet në seancën e sotme plenare janë përqendruar në reformën në drejtësi dhe në kalimin e Kodit të ri Penal. Përfaqësues të opozitës kanë mbajtur si temë arritjen e konsensusit, që sipas tyre i jep meritë PD-së dhe LSI-së, meqenëse PS-ja dhe kryeministri tentuan kalimin e reformës me 94 vota. “Ai bëri gjithçka kundër konsensusit në dhjetëra raste. Ai i bëri gropën konsensusit por në të gjitha rastet ai ra vetë brenda. Përdori miliona euro për të groposur konsensusin...Në këtë proces fitoi edhe LSI që në momente kritike mes konsensusit dhe bashkëqeverisjes zgjodhi konsensusin”, tha Sali Berisha, ish-kryeministër. Pas kësaj fjale, të cilën Berisha e ka patur të shkruar, ka nisur një replikë, e iniciuar nga Kryeministri Edi Rama, e cila në fakt ishte kërcënim reciprok për burg.

Debatet:

Rama: Berisha me fjalim të shkruar si dëshmitarët e rremë të Enver Hoxhës. Bëre mir se pas reformës do bësh dhe shumë fjalime të tjera me shkrim.

Berisha: Falenderoj kryesinë e parlamentit që sot e bëri ditë pune. Me vendimin tënd për të shpallur ditë pushimi një ditë si kjo të cilën të gjitha mediat ta lidhin me një ngjarje tënden dhe unë i uroj 1000 vjet djalit. Ti nuk mund të bësh ligje të tilla sepse pastaj do presim ditëlindjen tënde të bëjmë pushim…

Rama: Fakti që në ditë pushimi bëre fjalim me shkrim tregon sa i lumtur je që kaloi reforma. Do ta shikosh vetë  se si tërë prokurorët dhe gjykatësit pas trungut tënd do ikin aty ku e kanë vendin dhe drejtësia do pastrohet nga llumi. Përgatitu për më shumë fjalime me shkrime.

Berisha: Po të garantoj që do përfundosh atje ku është miku yt Ponta sepse ai ka 1/100 e lidhjeve të tua kriminale.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pse, mos eshte gje gabim te pergatisesh fjalime me shkrim? Ky Edvini sa vjen e me pallosh tregohet......

Submitted by PLAKU JO MAKMAK (not verified) on

I ka ardhur rradha.
Do te zbrese nga karrigja, kur t'i cfryhet.
Kush ka inat per kete gje, le te pelcase.
Edhe nja 16 vjet, ky do te jete ne kete karrige.
A degjon o xhuxhumak ?
Kam frike, se mbas 16 vjetesh, nuk e di a do te jeshe ne kete jete, qe te na shkruaje pordhikali sikunder zografis keto kohe.
Ke te fala edhe nga Likja i Mones, qe ka shkuar ne USA, te bleje zbardhues dhembesh made in USA, qe te laje eren e keqe qe po i vjen nga goja.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or kaqol torrollak, Edvin Palloshi eshte i ikur dhe as mos te shkoje mendja ndryshe. Se kur iki une nga kjo dynja askush nuk mund ta dije dhe nuk eshte cudi qe edhe Edvin Palluqja edhe zotrote te pirdheni nga kjo bote perpara meje. Nuk do te desha te shprehesha ne kete menyre per kerkend por per nje teleshmen trushkulur si puna jote asgje nuk mjafton. Ik e pirdhu e lepiji bolet Edvin Kristaq Rames e merr kocken qe ta ka lene pas deres,

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Prit pak ti Plako sa te fitoje Trumpi presidencialet e Amerikes se do ta shikojme ku do perfundoje ky palloshi jone KryeCar.

Submitted by Plaku jo makmak (not verified) on

Xhuxhumak, ke humbur qetesine, dhe kjo vjen nga lodhja e moshes, dhe nga mllefi qe "sikur te isha edhe njehere i ri", do te beja kete e do te beja ate, por mosha i dashur, ben te veten, dhe bashke me fizikun, te rrjedhin edhe trute, si zotrote, qe kur sheh ndonje zocke te re, fillojne e te dalin jarget, (mbasi nuk je i zoti t'i besh ndonje pune), si puna e qenit kur shikon ndonje kocke.
Xhuxhumak, ke dale jashte mode.
Vetem fjale banale, dhe vetem roitje te truve te tua, lexon ne ato qe shkruan.
Mungese intelekti te formuar ne shkolle dite. Ke vetem formim ne shkolle nate te Partise se Punes te Shqiperise, ku edhe ke qene sekretar partie dhe komisar ne ushtri, duke u mesuar cdo te marte trupave te repartit, te rejat marksiste - leniniste te partise ku militoje me devotshmeri te thekur ne kudhren e kllases tende punetore.
Tungjatjeta.
(Po u pergjigje, mos perdor fjale te ndyra, mbasi te del kallaji fare, dakord !)

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Plako, po te them vetem se je shume larg se vertetes dhe ato qe shkruan ti mua me kalojne anash, me nje fjale nuk pjerdh hic (ou me fal per fjalen e ndyre "pjerdh"). Ti fillo mendo cfare do te besh kur Edvini i Ramajve te bjeri nga fiku. Kaq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.