Referendumi kushtetues, një komardare për Berishën

Postuar në 19 Korrik, 2016 12:28
Eduard Zaloshnja

Nga deklarata e mbrëmshme e Ramës për 94 votat pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan, kuptohet që ai ka marrë garanci nga 64 deputetët e PS-së se do ta votojnë atë. Nga deklarata e Metës në emisionin “Opinion” për  votat e LSI-së që janë në Uashington, kuptohet që 20 deputetët e saj do të votojnë pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan. Për të arritur në shifrën 94 vota, duhen edhe 5 votat e PDIU-së, 1 votë e PBDNJ-së, 2 vota të demokristianëve, dhe 2 vota nga opozita.

Por kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi sot se, në qoftë se nuk miratohet reforma në Kuvend, ajo duhet të kalojë në një referendum popullor. Këtë gjë ai e tha ndërkohë që Ambasadori Donald Lu deklaroi sot: “Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Ju siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata.

Berisha, i cili nuk është aktualisht në një gjatësi vale me Ramën dhe Metën, mbetet të jetë i vetmi udhëheqës politik që i drejtohen fjalët e Ambasadorit Lu (Basha është thjesht lajmësi i tij). Dhe propozimi i Idrizit për të është një komardare e rënë nga qielli. Pavarsisht se Idrizi mund ta ketë bërë këtë propozim për t’u dukur interesant (apo thjesht ka kopjuar sugjerimine djeshëm të  Fleckenstein-it), ai krijon idenë se nuk përbën problem mosmiratimi i reformës më 21 korrik.

Por në fakt përbën problem!

Një referendum për reformën është referendum kushtetues, dhe si i tillë ka një procedurë të gjatë, që mund të zgjasë edhe më shumë se dy vjet. Për më tepër, procesi mund të mos fillojë fare, sepse duhen 94 vota në Kuvend, për ta filluar procedurën.  Po aq sa për ta miratuar reformën më 21 korrik.

Dhe Berisha i di të gjitha këto (edhe nëse i ka harruar, ia kujton Bylykbashi). Ai do ta përhapë idenë që “nuk bëhet qameti”, nëse nuk votohet reforma më 21 korrik sipas versionit euroamerikan, sepse mund ta votojë “sovrani” në referendum. Ai do ta përdorë edhe këtë komardare, në mënyrë që asnjë nga deputetët e opozitës të mos e votojë refomën pasnesër.

“Mbijeto sot, se nesër s’dihet ç’ndodh” duket se ka qenë lajtmotivi i jetës politike të Berishës në çerek shekullin e fundit… 

Comments

Submitted by REFERENDUMI (not verified) on

Si i mbyturi, qe kerkon te shpetoje nga fija e kashtes.
Sali Rame Berisha, o kryekriminel dhe kryehajdut i ketije vendi, te erdhi ora te japesh llogari, para drejtesise, nje pe nje, per te gjitha krimet qe i ke bere ketij populli e ketije vendi.
Bej gati rroba te trasha leshi. Burgu eshte i ftohte. Behu gati per burg te gjate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.