Haxhinasto dhe Klosi - standard i ministrit qëndrestar të Aleancës për Shqipërinë Europiane

Postuar në 18 Maj, 2016 23:01

Veç skandaleve me zyrtarë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe bashkiakë të mpleksur në aventura seksuale, qeveria po konsumon edhe disa ngjarje që rëndojnë edhe ligjërisht pozitat e ministrave, të cilët direkt apo indirekt janë përgjegjës për vdekjen tragjike apo dhunimin e fëmijëve. Rasti më flagrant është ai i ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, vartës të të cilit kanë injoruar për 2 vjet një vendim gjykate që urdhëronte mbylljen e barrierave anësore të autostradës Plepa-Golem. Ishte pikërisht ndërprerja e barrierave metalike që solli vdekjen e dy fëmijëve të moshës 3 dhe 5 vjeë, të cilët ishin nisur me nënën e tyre për të vizituar në burg babain i proceduar për ndërtim pa leje. Gjykata dënoi 3 drejtorë, pas zbardhjes së skandalit nga mediat, ndërsa ministri vazhdoi vizitat në panairin e Cërrikut, duke i shmangur përgjegjësive morale dhe politike për këtë çështje. Heshtja është standardi i kryeministrit në këto raste. 

Këtë të mërkurë vartës të një tjetër ministri që supozohet se kujdeset për fëmijët jetimë, u ndaluan nga prokuroria e Shkodrës për dhunim, keqtrajtim. Njoftimi thotë se nga neglizhenca e punonjësve  vajzave minorene që u  abuzuan seksualisht. Ministri i linjës, në këtë rast Blendi Klosi e konsumoi skandalin me një reagim në Facebook. “Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti ti kujtoj cdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve”-deklaroi ministri në Facebook. Kaq. Klosi i harxhoi dy radhë në Facebook, por Haxhinasto duket se e bën gjumin të qetë, pasi në fund standardi për të qenë ministër në Shqipëri, po shkon përherë e më lart ndaj standardit për të dhënë dorëheqje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.