Vetëm 33% e ujit të pijshëm faturohet

Postuar në 16 Maj, 2016 19:09

Pas energjisë, i vjen radha ujit të pijshëm dhe menaxhimit të tij. Duket se në këtë sektor problemi është edhe më i rëndë sesa në rastin e energjisë, pasi siç rapoton “Vizion Plus”, sasia e ujit që konsumohet, në pjesën më të madhe, 67%, nuk faturohet. “Vetëm 5 nga 58 ndërmarrje të ujësjellës - kanalizimeve arrijnë të mbulojnë të plotë kostot vjetore. Të tjerat krijojnë gropa financiare. Reforma në sektorin e ujit që po zbaton qeveria, nuk parashikon që në asnjë nga këto ndërmarrje të rritet çmimi i ujit, si një nga format për të rikuperuar financat. Përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se fillimisht vëmendja do të fokusohet vetem tek miremenaxhimi. 67% e ujit që prodhohet futet në sistem por nuk faturohet, që në shifra shkon në 11 mld lekë”, raporton “VP”. Nga ana e vet, qeveria do të subvencionojë vetëm ato ndërmarrje që “përmirësojnë treguesit e tyre financiarë” , ndërkohë që pajisja me matësa ka kaluar afatin e vendosur me 6 vjet.

Kriza financiare e sektorit të ujit by 3-14-15-92

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.