faturimi

Marrëzitë e Çelës nuk kanë fund!

Postuar në 12 Dhjetor, 2018 18:24

OSHEE nuk ia doli në 6 vjet të disiplinojë faturimin e energjisë dhe mbledhjen e të ardhurave në Shkodër, duke gjetur si zgjidhje pajtimin e një nënkontraktori amerikan për mbledhjen e debive, humbjet në rrjet apo dhe planin e saj në terren. 

Vetëm 33% e ujit të pijshëm faturohet

Postuar në 16 Maj, 2016 19:09

Pas energjisë, i vjen radha ujit të pijshëm dhe menaxhimit të tij. Duket se në këtë sektor problemi është edhe më i rëndë sesa në rastin e energjisë, pasi siç rapoton “Vizion Plus”, sasia e ujit që konsumohet, në pjesën më të madhe, 67%, nuk faturohet. “Vetëm 5 nga 58 ndërmarrje të ujësjellës - kanalizimeve arrijnë të mbulojnë të plotë kostot vjetore. Të tjerat krijojnë gropa financiare. Reforma në sektorin e ujit që po zbaton qeveria, nuk parashikon që në asnjë nga këto ndërmarrje të rritet çmimi i ujit, si një nga format për të rikuperuar financat.

Lajme të reja nga OSHEE: 50kv më shumë për emigrantët

Postuar në 15 Maj, 2016 21:39

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot se në Operatorin e Shpërndarjes po qarkullon një urhdër verbal sipas të cilit kërkohet faturim prej 50kv më shumë për njerëz që banojnë jashtë Shqipërisë. “Elektriçisti dixhital informon: Vjedhjen e qytetareve nga OSHEE per te mbushur arken! Urdherin e Çeles per ti faturuar çdo abonenti 50 kv me shume sesa ka konsumuar, me perparesi emigranteve. Me poshte keni mesazhin e tij!

Gjobitje indirekte e biznesit nga OSHEE. 11 milionë euro faturim më shumë për tre muaj

Postuar në 03 Shkurt, 2016 14:38

Problemet me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë kanë krijuar probleme financiare për biznesin. Si pasojë e lidhjeve të detyruara në linjat e vendosura në burimin e furnizimit. “Shumë biznese po detyrohen ta paguajnë energjinë 27% më shtrenjtë se tarifa zyrtare, si rrjedhojë e një konflikti me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për burimin e furnizimit (tension i mesëm apo i ulët).

Abuzimi i OSHEE-së, faturon familjen si të ishte uzinë

Postuar në 15 Janar, 2016 15:45

Lajmet për abuzime nga punonjës të OSHEE-së në faturimin e energjisë elektrike, po nxjerrin në sipërfaqe një problem serioz në administrimin e këtij shërbimi. Sot “Top-Channel” sillte në vëmendje rastin e një qytetari në Bradashesh të Elbasanit, i cili ishte faturuar me rreth 20 mijë kw. Ndonëse OSHEE-ja ishte vënë në dijeni për situatën dhe faturisti u largua nga puna, çështja e qytetarit ka mbetur pa zgjidhje. Problemi nuk është sporadik, por ka përhapje të madhe.

Subscribe to RSS - faturimi