uji i pijshem

Italia çon dëm ujë të pijshëm të mjaftueshëm për 43 milionë njerëz

Postuar në 06 Qershor, 2023 22:16

Pjesa më e madhe e rrjetit të shpërndarjes së ujit në Itali është më shumë se 30-vjeçare. Italia harxhon në vit aq ujë sa do t’u mjaftonte 43 milionë njerëzve, sipas Institutit Kombëtar Italian të Statistikave.

Për shkak të infrastrukturës së vjetër, 42 për qind e ujit të pijshëm humbi vitin e kaluar. Rreth një e katërta e rrjeteve të vendit janë mbi 50-vjeçare dhe 60 për qind kanë qenë në funksion për më shumë se 30 vjet.

Aliazhi i tubacioneve dhe dezinfektuesi krijojnë një kimikat kancerogjen në ujë

Postuar në 05 Dhjetor, 2020 17:08

Tubat e ndryshkur të hekurit mund të hyjnë në veprim me dezinfektuesit e mbetur në sistemet e shpërndarjes së ujit të pijshëm, duke prodhuar krom gjashtëvalent, një substancë kancerogjene që mund të qarkullojë në ujin e pijshëm. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer nga inxhinierët në UC Riverside. Kromi si metal gjendet natyrshëm në tokë dhe ujërat nëntokësore.

Administratës do i kontrollohen faturat e ujit (Vendimi)

Postuar në 20 Dhjetor, 2017 16:13

Adminsitrata do të hyjë edhe në vettingun e faturave të ujit. Pas reformës në sektorin e energjisë elektrike, qeveria është duke ndjekur të njëjtin skenar për të formalizuar edhe atë të ujit të pijshëm.

Vendimi i datës 13 dhjetor, urdhëron të gjithë ministritë që brenda datës 15 të çdo muaji, të verifikojnë nëse faturat e ujit janë paguar rregullisht apo jo. Këtë herë vendimi nuk përcakton penalizimet që do të merren ndaj adminsitratës, por masat për moszabtimin e tij, lihen në dorë të titullarit të institucionit.

Çmim tavan për tregtimin e ujit të pijshëm

Postuar në 24 Shtator, 2017 12:03

Për sa kohë qytetarëve nuk iu sigurohet uji i pijshëm në banesat e tyre, është e nevojshme që autoriteti kompetent vendimmarrës (qeveria), të vendosë çmim tavan të detyrueshëm për t’u aplikuar, deri në këtë nivel, por jo më shumë, në tregtimin e tij nga çdo njësi tregtare (mini, super, hipermarket, qendër tregtare, dyqan artikujsh ushqimorë etj.), përjashto ato me objekt aktiviteti ekonomik si: bare, restorante, hoteleri, diskoteka, qendra argëtimi e të tjera.

Investigimi/Uji i pijshëm, ndotje në shkallë globale me fibra plastike

Postuar në 06 Shtator, 2017 10:15

Një seri analizash të ujit të kryera në ujin e pijshëm të 12 vendeve ka zbuluar se kontaminimi me mikroplastikë është global. Analizat e kryen për llogari të një investigimi të Orb Media dhe ato paraqesin një situatë alarmante në shkallë globale që kërcënon seriozisht mjedisin dhe jetën e njeriut. Shkalla më e ulët e kontaminimit është në Europë, konkretisht, Britani  e Madhe, Gjermani, dhe Francë, kurse ShBA e ka më të lartën. Në tërësi studimi provoi se 83% e mostrave rezultuan me ndotje duke sugjeruar situatën në të cilën ndodhet njeriu. 

Vetëm 33% e ujit të pijshëm faturohet

Postuar në 16 Maj, 2016 19:09

Pas energjisë, i vjen radha ujit të pijshëm dhe menaxhimit të tij. Duket se në këtë sektor problemi është edhe më i rëndë sesa në rastin e energjisë, pasi siç rapoton “Vizion Plus”, sasia e ujit që konsumohet, në pjesën më të madhe, 67%, nuk faturohet. “Vetëm 5 nga 58 ndërmarrje të ujësjellës - kanalizimeve arrijnë të mbulojnë të plotë kostot vjetore. Të tjerat krijojnë gropa financiare. Reforma në sektorin e ujit që po zbaton qeveria, nuk parashikon që në asnjë nga këto ndërmarrje të rritet çmimi i ujit, si një nga format për të rikuperuar financat.

Subscribe to RSS - uji i pijshem