Aliazhi i tubacioneve dhe dezinfektuesi krijojnë një kimikat kancerogjen në ujë

Postuar në 05 Dhjetor, 2020 17:08

Tubat e ndryshkur të hekurit mund të hyjnë në veprim me dezinfektuesit e mbetur në sistemet e shpërndarjes së ujit të pijshëm, duke prodhuar krom gjashtëvalent, një substancë kancerogjene që mund të qarkullojë në ujin e pijshëm. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer nga inxhinierët në UC Riverside. Kromi si metal gjendet natyrshëm në tokë dhe ujërat nëntokësore. Gjurmë të kromit trivalent mund të gjenden në ujin e pijshëm dhe në ushqime dhe mendohet senuk  kanë efekte në shëndet. Kromi shpesh i shtohet hekurit për ta bërë atë më rezistent ndaj korrozionit.

Reaksione të caktuara kimike mund t’i kthejnë atomet e kromit në një formë gjashtëvalente që krijon mutacione gjenetike, të cilat bëhen shkak për kancer. Pikërisht kjo formë kancerogjene e kromit është në qendër të procesit gjyqësor në filmin “Erin Brockovich”, që u nderua para disa vitesh me Oskar. Deri tani dihej se dezinfektuesit e ujit mund të shndërronin kromin trivalent në krom gjashtëvalent toksik, por studiuesit u befasuan kur kromi zerovalent që u zbulua në tubat e hekurit të ndryshkur u shndërrua më shpejt në formën toksike. Ky proces u vu re në nivele të larta sidomos në ujin e pijshëm me nivele të larta të bromit. Për të shmangur këtë, studiuesit rekomandojnë reduktimin e tubave me nivele të larta të aliazhit të kromit dhe përdorimin e një dezinfektuesi që hyn më vështirë në reaksion me kromin, siç është monokloramina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.