Socialistët nuk kanë burrëri. Reforma në drejtësi do përfundojë me pazaret “buzë më buzë e gojë më gojë”

Postuar në 09 Maj, 2016 10:15

Historiani Pëllumb Xhufi i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita” në të cilën komenton disa zhvillime të ditës. Ndërsa e cilëson Sali Berishën një njeri të serbëve në Tiranë, Xhufi, ish-deputet dhe ish-zv.ministër, shton për reformën në drejtësi: “Nëse shohim pikën nga nisi reforma në drejtësi, dhe pikën ku ka mbërritur, mund të konstatojmë rënien në pikiatë të saj dhe, ka të ngjarë që kjo reformë të përfundojë në xhepin e atyre që parashikohej të ishin objektivi dhe viktima e saj. Përfundimisht, kjo klasë politike nuk e do reformën në drejtësi, ajo nuk do të bëjë harakiri duke shkruar ligje e duke ngritur struktura që godasin atë vetë. Në këto kushte, më ngjalli shpresë thirrja e kryeministrit për t’iu drejtuar referendumit popullor. Por me sa duket, ishte një thirrje sa për të larë gojën, sepse nuk po e dëgjoj më. Dhe më duket se edhe kjo histori do mbarojë me një nga ato pazaret “buzë më buzë e gojë më gojë”, ku për faj të miopisë e paburrërisë së shumicës, edhe njëherë Berisha do imponohet mbi të gjithë: mbi vullnetin popullor për t’i dhënë fund pushtetit të padrejtësive e të zullumeve, mbi dëshirën e mazhorancës për ta realizuar, gjithsesi, këtë reformë jetike dhe “estetikisht” të dobishme, dhe mbi vetë vullnetin e ndërkombëtarëve për ta konsideruar reformën në drejtësi një kusht të pakapërcyeshëm për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit. Shpresoj që referendumi popullor për kalimin e variantit fillestar të reformës, të atij që nuk është bërë pis nga Berisha, vazhdon të jetë një opsion i mazhorancës”. Pesimist shfaqet kështu Xhufi dhe aspak “besimtar” te Rilindja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.