Notë negative për median: “Politikanët dhe biznesi poroblemi kryesor. AMA nuk është e pavarur”

Postuar në 20 Prill, 2016 13:40

Qeveria aktuale në Tiranë u përpoq dy herë vitin e kaluar që të ndërhynte në tregun e mediav online, përherë me synimin zyrtar “për t'i rregulluar ato”. Por nëse herën e parë u tërhoq duke pranuar gabimet në formulimin e ndryshimeve ligjore, aktualisht, me ndryshimet në ligjin për “Tregëtinë online”, qeveria po mendon një mekanizëm të ri. Ndryshimet kanë mbirë pa pritur e papandehur, si zakonisht, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa treguar se ku synohet të arrihet. Ministrja përgjegjëse, Harito, zhvilloi një takim me disa përfaqësues, por pavarësisht kësaj, në dy dalje televizive të vetat, ajo nuk ka ditur të mbrojë ligjin dhe as ka qenë e qartë se ccfarë po synohet realisht. Merr më shumë rëndësi ky problem kur sheh se edhe raportet ndërkombëtare e vënë theksin te ndërhyrjet e politikës dhe jo te “abuzimet e medias” për të cilat funksionon ligji penal. Një ligj të cilin ministrja thjesht po e “transferon” edhe si prerogtivë edhe për portalet online. Kështu në raportin e organizatës “Reporterët pa kufij” për vitin 2015, Shqipëria del sërish si problematike nga perspektiva e ndërhyrjeve politike dhe nga moszbatimi i legjislacionit për lirinë e medias.

 

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, drejtori Ekzekutiv, Christian Mihr, bën këtë vlerësim: “Kushtetuta garanton lirinë e shtypit, por shumë kompani radiotelevizive janë në pronësi të sipërmarrësve me shumë ndikim, të cilët përcaktojnë një linjë të qartë politike. Edhe autoriteti rregullator i medieve, AMA nuk është i pavarur politikisht. E ngarkuara e OSBE-së për lirinë e medieve tha për këtë në maj 2015: "Si shumë shtete të tjera anëtarë të OSBE-së, Shqipëria mund të përfitonte nga një shkallë më e lartë e pavarësisë mediatike", tha Mijatovic. "Politikanët dhe pronarët e bizneseve duhet të ndalojnë manipulimin e medieve dhe institucioneve si AMA, dhe t'i lënë gazetarët dhe profesionistët ta bëjnë në mënyrë profesionale dhe në mënyrë të pavarur punën e tyre, në përfitim të publikut shqiptar". BE kërkoi në raportin e tij vjetor për Shqipërinë në fund të 2015 më shumë pavarësi për radiotelevizionet publike dhe një zbatim më të mirë të ligjeve të lirisë së shtypit”. Ky konstatim vendos një hierarki në listën e problemeve ku padyshim qëndron edhe cilësia e medias, e cila në gjendjen e tanishme nuk ofron shumë. është po ashtu interesante se raporti i kushton vëmendje televizioneve dhe jo medias online, ndërkohë që qeveria ka shfaqur shqetësime të ndryshme.

http://www.dw.com/sq/kritika-p%C3%ABr-mediet-n%C3%AB-ballkan-nga-reporte...

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Deri para pese muajve, Ama dhe TVSH, kane qene ne dore te Saliut.
Prandaj, jo cdo gje qe thone keta medemek te huaj, apo nderkombetare, eshte safi e sakte.
Edhe andej, si ketej, ka modele SHQUP-i, ose me sakte, behen zedhenesa te SHQUP-it.
Ky gazetari, duket se eshte nxenes i Doris Pack, shoqes shume e shume te ngushte e te ngrohte te Genc Pollos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.