Taksat dhe korrupsioni, problem për biznesin

Postuar në 17 Prill, 2016 15:50

Dhoma Gjermane e Biznesit, Dhoma Amerikane dhe sot edhe Shoqata e Investitorëve te Huaj, po artikulojnë të njëjtin shqetësim: klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar. Taksat dhe korrupsioni janë arsyet kryesore, diçka që është refuzuar të njihet si problem nga qeveria, por që po nxjerr krye si një ndër kryesorët. “Drejtues te shoqatës e vene theksin tek rënia e besimit te bizneseve, për nje përmirësim te mëtejshëm, një tendence kjo, e cila ka nisur qe ne tremujorin e pare te 2015 dhe e tille ka vijuar deri ne fund te vitit. Shoqata e investitorëve te huaj kërkon përshpejtimin e kryereformes, atë ne drejtësi. Çdo ngërç, ankese, apo padrejtësi, duhet te zgjidhet ne Gjykate, ndaj dhe bizneset kërkojnë me ngulm miratimin e saj”, raporton Vizion Plus. Këto vërejtje vijnë ndërkohë që raporte nga FMN flasin për rritje të qëndrueshme, duke e komplikuar panoramën e ekonomisë shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.