Banka e Shqipërisë me një rol të “ri” në nxitjen e kreditimit. Guvernatori: “Bankat adoptojnë qëndrime shumë të ngurta dhe përjashtuese...”

Postuar në 03 Mars, 2016 14:56

Situata ekonomike është e rënduar dhe ajo që e lehtëson situatën është investimi apo edhe konsumi. Penegesë në këtë drejtim është mungesae kreditimit si pasojë klimës jo të mirë në treg, por edhe mosbesimit të ardhur si pasojë e trasformimit të kredive në kredi të këqija si pasojë mospagimit të kësteve nga biznesi. Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë ka marrë një rol bashkë me qevernë, për të zgjidhur ngërçin që po mban pezull situatën. “Shumë prej planeve të biznesit, të hartuara dhe të vëna në zbatim në periudhën para krizë dështuan, duke rritur paaftësinë likuiduese të shumë prej kredimarrësve të mëdhenj. Situata vazhdoi e tillë për një periudhë 5 – 7 vjeçare, deri në vitin 2015, të cilin personalisht do ta cilësoj si vitin e kthesës së shumëpritur... Nga kontaktet e shumta si me industrinë bankare ashtu dhe me përfaqësues biznesi kuptoj se palët e shikojnë problemin tek njëra-tjetra. Më duket se në shumë raste bankat adoptojnë qëndrime shumë të ngurta dhe përjashtuese, ndërkohë që shumë përfaqësues të biznesit nuk kuptojnë se respektimi i marrëdhënieve kontraktuale është baza e suksesit të ekonomisë së tregut. ”-tha Sejko gjatë aktivitetit “Marrëdhëniet Biznes – Bankë: Perspektiva e kreditimit 2016” mbajtur sot nga BSH. Banka e Shqipërisë ka marrë disa masa, si ulja e normë së interesit, ndërkohë që qeveria ka ndihmuar me analizën, ristrukturimn e deri falimentin e disa prej kompanive që janë kthyer në problem. 

Comments

Submitted by komentues (not verified) on

ca eshte ky figura keshtu more,
pse do u japesh kredi atyre qe nuk e kthejne me... apo i kane paret e babes ne bankat private.
ik or maestro futi ndonje pace andej nga behesh

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.