Jetojmë në Tiranë/Ka nisur të shitet hapësira shumë shtrenjtë. Kundrejt...kënaqësisë që na qeverisin më të mirët

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:51

Shqiptarët  do të duhet ndoshta të mësohen se jetojnë në një vend ku duhet të paguash për hapësirën që zë. Dhe këto para t’i japësh Bashkisë që drejtohet sipas rastit nga Erjoni, Vangjushi, Qazimi , apo ndonjë të ngjashmi kundrejt një shërbimi të vetëm: Jep paratë dhe mbylle gojën.

Pasi nuk shihet, të paktën në Tiranë, një fije transaprencë: ku shkojnë këto para dhe çfarë shërbimi është përmirësuar që të justifikojë tarifat e reja. Mediat sot raportojnë se surprizat nga Bashkia kanë nisur të jenë reale për bizneset:  “Në njoftimin drejtuar një biznesi bar kafe, (shiko dokumentin më poshtë) jepet vetëm shuma prej 75 mijë lekësh që duhet të paguajë subjekti si detyrim total për tarifën e zënies së hapësirës publike për muajin janar 2016. Në të nuk sqarohet aspak mënyra se si është llogaritur ky detyrim, as sipërfaqja që tatohet dhe tatimi për sipërfaqe, një sqarim që do të ishte i domosdoshëm për një institucion shtetëror që menaxon taksat e publikut. Përveç faktit që askush nuk i informoi për taksat e reja, biznesi gjendet përballë faktit që duhet të paguajë 75 mijë lekë brenda datës 28 shkurt. “Këto janë tarifa të çmendura, duhet të paguaj 150 mijë lekë për dy muaj”, thotë pronari i bar kafesë me një sipërfaqe prej 50 metrash në një lagje pranë stacionit të trenit. Ai pohon se me të ardhurat dhe shpenzimet që ka, me zor arrin të nxjerrë një rrogë për vete dhe fitimi mujor është shumë më i ulët se tarifa e zënies së hapësirës. “Kjo është një shifër shumë e çmendur që nuk e përballoj dot”, thotë ai, duke shtuar që nuk ka rrugë tjeër veçse të mbyllë lokalin, me të cilin mbante gjithë familjen”.

Ky është një rast që sillet nga “Monitor” bashkë me një dyqan ushqimor që i ka ardhur bileta e Erjonit nja 13 mijë lekë në muaj zënie hapësire. Çfarë kuptimi ka kjo? Kjo ka kuptimin që Erjon Veliaj sillet si pronari i Tiranës dhe u shet bizneseve hapësirën 10 fish më shtrenjtë nga sa mund të jetë një taksë që e bën të përballueshme çuarjen përpara të biznesit. Nëse dikush do të ankohet me të madhe? Asnjë problem, shembulli i ujësjellësit ndihmon: “Të dashur qytetarë, më falni. Për çdo mbifaturim do të ketë dëmshpërblim. Do të ketë transparencë”. Për të vazhduar kështu pambarimisht me shakaxhiun e radhës që ndodh të zërë karrigen e drejtuesit. Natyrisht derisa laku të vijë afër fytit...

 

http://www.monitor.al/pa-asnje-transparence-ja-si-po-faturon-cmendurisht...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.