Paralizohet Greqia, edhe kafenetë në grevë kundër reformës së pensioneve

Postuar në 04 Shkurt, 2016 12:27

Jeta e vendit është paralizuar ditën e enjte, me plot kuptimin e fjalës. Në Athinë e Selanik kanë ndaluar punën mjetet e transportiot publik, dy kompanitë ajrore greke Aegean dhe Olympic anulluan një pjesë të mirë të fluturimeve të brendshme. Ndërkohë që anijet janë ankoruar në port dhe detarët kanë paralajmëruar se greva e tyre do të vazhdojë deri të shtunën.

Madje dhe kafet e njësitë tregtare janë mbyllur, në përgjigje të sindikatave për të marrë pjesë në grevën e përgjithshme 24 orëshe që filloi mëngjesin e sotëm.

Mijëra e mijëra njerëz po protestojnë në Athinë dhe qytetet e tjerë të vendit, kundër draftit për reformën e pensioneve që ka hartuar qeveria Tsipas. Ata akuzojnë qeverinë se po grabit pensionet jo vetëm të moshës së tretë, por sidomos të atyre që do të dalin në pension pas miratimit të këtij projektligji.

Kundërshtimet vijnë nga gjithë shtresat shoqërore dhe profesionale të shoqërisë. Kështu shpjegohet edhe pjesëmarrja kaq masive në grevën e sotme dhe marshimet e protestës. Institucionit më të madh të koncerteve në vend, Megaro Musikis iu desh të anullonte dy shfaqjet e programuara për të enjten, për shkak se punonjësit dhe artistët gjithashtu janë përfshirë në grevë. Në qendër të Athinës janë përqëndruar forca të mëdha policie, të gatshme për të reaguar në rast se do të ketë trazira.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.