Edhe Corriere Della Sera flet për rrezikun e rekrutimeve xhihadiste nga Shqipëria

Postuar në 18 Janar, 2016 12:06

Corriere Della Sera e quan Shqipërinë si “zyrën e punësimit” të xhihadistëve që synojnë Europën. Një etiketim që vjen pas alarmit të lëshuar zinxhir nga disa media ndërkombëtare, italiane e britanike. Italia 1, Rai, Il Secolo XIX e Daily Mirror kanë publikuar këto ditë disa reportazhe që e lidhin vendin tonë me ISIS.

Corriere Della Sera thotë nuk po tenton të krijojë lajme sensacionale apo panik, nëse informacionet e saj nuk do të ishin gjerësisht të justifikuara. “Është një situatë e rrezikshme që po rritet në Shqipëri”, thotë Antonio Ferrari. Corriere Della Sera i referohet një raporti të shërbimeve të inteligjencës italiane, të botuar pak ditë më parë në gazetën Il Secolo XIX, ku thuhej se ISIS po kërkon të rekrutojë të rinj shqiptarë që flasin italisht, me një pagë prej 2 mijë eurosh në muaj, për t’i përdorur për plane terroriste në Itali.

Në Shqipëri këto lajme kanë nisur t’i konsiderojnë si spekulative dhe të pabazuara, si në rastin e Daily Mirror që thotë se ISIS po kontrollon plantacionet me kanabis në Lazarat e disa zona të tjera malore. Por shërbimet sekrete shqiptare janë në alarm prej disa muajsh, pasi vendi ynë u rendit në listën e shenjestrave të sulmeve terroriste të ISIS raporton Lapsi.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.